Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

08/09/2026 - 16:47
në Lajme
A A
Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për arrestimin e pesë personave për dyshime lidhur me tjetërsimin e një prone në vlerë prej 1.5 milion euro.

Në njoftimin e prokurorisë, shtohet se, sipas dyshimeve fillestare, personat e përfshirë duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S, për pronën e cila gjendet në Fushë Kosovë, me sipërfaqe prej 2 hektar, dhe më pas personi M.S ka tentuar që në bashkëpunim me  persona të tjerë këtë pronë ta tjetërsoi përmes shitblerjes tek personat M.Z dhe M.Z me dokumente të falsifikuara në vlerë prej një milion e pesëqind mijë (1.500.000) eurosh.

‘’ Të dyshuarit janë duke u hetuar për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe neni 31 të KPRK-së. Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Njoftimi:

Pesë persona të arrestuar për dyshime lidhur me tjetërsimin e një prone në vlerë prej 1.5 milion euro

Prishtinë, 08 Shtator 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet  për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, sot janë arrestuar pesë (5) persona.

Sipas dyshimeve fillestare, personat e përfshirë duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S, për pronën e cila gjendet në Fushë Kosovë, me sipërfaqe prej 2 hektar, dhe më pas personi M.S ka tentuar që në bashkëpunim me  persona të tjerë këtë pronë ta tjetërsoi përmes shitblerjes tek personat M.Z dhe M.Z me dokumente të falsifikuara në vlerë prej një milion e pesëqind mijë (1.500.000) eurosh.

Të dyshuarit janë duke u hetuar për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe neni 31 të KPRK-së.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit
08/09/2026 - 18:31

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke i dhënë fund veprimtarisë së tij në zonën e mbrojtur...

Më shumëDetails

Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore
08/09/2026 - 18:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur se Irani nuk do të ketë armë bërthamore, duke deklaruar se Teherani ishte shumë pranë arritjes së këtij objektivi, por tashmë “nuk...

Më shumëDetails

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës
08/09/2026 - 18:25

Oda Ekonomike e Kosovës i ka parë me shqetësim rezultatet e testit PISA për vitin 2025, të cilat janë bërë publike sot. Sipas OEK-ut, këto rezultate tregojnë për...

Më shumëDetails

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve
08/09/2026 - 18:23

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës të Kryeqytetit. Me rastin e përfundimit të...

Më shumëDetails

Kush e di vendimin e Hagës për Hashim Thaçin, Veselin, Selimin e Jakup Krasniqin?- flet avokati kosovar

Kush e di vendimin e Hagës për Hashim Thaçin, Veselin, Selimin e Jakup Krasniqin?- flet avokati kosovar
08/09/2026 - 18:12

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari, ka thënë se puna e trupit gjykues në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit është konfidenciale dhe sipas tij...

Më shumëDetails

“VV-ja po e mban peng shtetin për interesat e veta”

“VV-ja po e mban peng shtetin për interesat e veta”
08/09/2026 - 17:54

Analisti Blerim Burjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke thënë se gjashtë deputetë të LDK-së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • PAMJE/ Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë