Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nderimet e glorifikimi i Mlladiqit, ambasadori serb në Londër thirret nga MPJ e Mbretërisë së Bashkuar

08/09/2026 - 17:23
në Lajme
A A
Nderimet e glorifikimi i Mlladiqit, ambasadori serb në Londër thirret nga MPJ e Mbretërisë së Bashkuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori serb në Londër është thirrur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar pas nderimeve dhe glorifikimit që i është bërë në Beograd kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Emisarja e posaçme për Ballkanin Perëndimor Karen Pierce ka qenë ajo që e ka thirrur në takim të Ngarkuarin me Punë të Serbisë për të dënuar përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë dhe ushtarakë serbë në varrimin e Ratko Mlladiqit.

Ministri për Evropën, Lord Wood, lidhur me këtë çështje ka deklaruar:

“Si komandant ushtarak, Mlladiqi ishte përgjegjës për krime që janë ndër më të rëndat e kryera në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai u shpall fajtor nga një tribunal i pavarur i Kombeve të Bashkuara për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të tij përbëjnë një fyerje ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe minojnë drejtpërdrejt stabilitetin dhe besimin në rajon.

Mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë me viktimat e Mlladiqit dhe familjet e tyre. Ata meritojnë respekt, dhembshuri dhe llogaridhënie, e jo përpjekje për të rishkruar një histori të provuar.

Udhëheqësit politikë dhe institucionet publike kanë përgjegjësi të shikojnë drejt së ardhmes, jo së kaluarës, dhe të veprojnë në mënyra që mbështesin pajtimin rajonal, e jo të rihapin plagët e vjetra.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë u themelua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Serbia është e detyruar t’i respektojë vendimet e tij.

Pikërisht për këtë arsye, sot thirrëm në takim të Ngarkuarin me Punë të Serbisë. Glorifikimi i një krimineli lufte të dënuar minon drejtpërdrejt besimin, nxit përçarjet dhe është i papajtueshëm me procesin e pajtimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.

Mbretëria e Bashkuar mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe pajtimit të qëndrueshëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon dhe në nivel ndërkombëtar në mbështetje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë për të gjitha komunitetet.”

 

 

JU REKOMANDOJMË

Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit
08/09/2026 - 19:10

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton, ka bërë të ditur se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet kamioni me dru në Smrekonicë, policia në vendngjarje

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet kamioni me dru në Smrekonicë, policia në vendngjarje
08/09/2026 - 19:01

Para pak minutash një kamion është rrotulluar në magjistrale saktësisht në Smrekomicë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Në vend të ngjarjes ka dalë policia e Kosovës e...

Më shumëDetails

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit
08/09/2026 - 18:31

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke i dhënë fund veprimtarisë së tij në zonën e mbrojtur...

Më shumëDetails

Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore

Trump: Irani nuk ka më asnjë shans të ndërtojë armë bërthamore
08/09/2026 - 18:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur se Irani nuk do të ketë armë bërthamore, duke deklaruar se Teherani ishte shumë pranë arritjes së këtij objektivi, por tashmë “nuk...

Më shumëDetails

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës
08/09/2026 - 18:25

Oda Ekonomike e Kosovës i ka parë me shqetësim rezultatet e testit PISA për vitin 2025, të cilat janë bërë publike sot. Sipas OEK-ut, këto rezultate tregojnë për...

Më shumëDetails

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve
08/09/2026 - 18:23

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i realizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës të Kryeqytetit. Me rastin e përfundimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • PAMJE/ Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë