Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“VV-ja po e mban peng shtetin për interesat e veta”

08/09/2026 - 17:54
në Lajme
A A
“VV-ja po e mban peng shtetin për interesat e veta”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Blerim Burjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke thënë se gjashtë deputetë të LDK-së po tentojnë ta mbrojnë partinë nga siç u shpreh ai, shndërrimi në një “organizatë bamirësie”.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Burjani tha se LDK-ja nuk duhet të sillet si “karrocë e thyer” në skenën politike dhe nuk duhet të marrë rol mbështetës ndaj një qeverie të udhëhequr nga LVV-ja.

Ai ka kritikuar edhe takimin mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, duke thënë se Abdixhiku nuk është dashur të bëjë marrëveshje personale me LVV-në, por një marrëveshje në nivel partiak.

“Gjashtë deputetë të LDK-së po e mbrojnë LDK-në që të mos mbetet organizatë bamirësie apo OJQ, që kujdeset më shumë për qytetarët sesa për veten e vet, duke e mirëmbajtur pushtetin qeverisës të LVV-së. Kjo nuk është politikë e LDK-së. LDK nuk duhet të sillet si karrocë e thyer në politikën aktuale që po mbretëron”, është shprehur Burjani

Ai ka thënë se, nëse LVV-ja vazhdon ta mbajë peng konstituimin e Kuvendit për interesa politike, kjo situatë ka kaluar çdo masë.

“Një Lëvizje si VV mban peng një shtet për interes të vetin, ose pushtetin, ose nuk e thërret seancën konstituive të Kuvendit. Kjo është tepruar”, ka deklaruar ai.

Sipas Burjanit, marrëveshja eventuale mes LDK-së dhe LVV-së duhet të jetë e qartë dhe partiake, duke propozuar një koalicion klasik ku LDK-ja do të kishte postin e presidentit dhe gjashtë ministri.

“Nuk është dashur që Abdixhiku të bëj marrëveshje personale, por partiake me LVV-në, presidenti duhet t’i takoj LDK-së dhe këtu e kanë qitë pikën gjashtë deputetët e LDK-së, nuk ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku në mes tyre, por përformancë artistike, me një njeri që e kanë thirrë me qëndru statist, me një fjalim të shkurtër të Lumirit”, tha ai.

Ai gjithashtu pretendon se qëndrimi i Abdixhikut nuk gëzon mbështetjen e shumicës së Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Ky model është rrëzuar nga Grupi Parlamentar, shumica e tyre nuk e përkrahin. Pra, nuk duhet të humbet kohë me këtë temë, por duhet ose koalicion klasik mes LDK-së dhe VV-së, ku presidenti dhe gjashtë ministri i takojnë LDK-së, ose duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka përfunduar Burjani.

JU REKOMANDOJMË

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit
08/09/2026 - 19:43

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi...

Më shumëDetails

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Kuvendit – protestuesit bllokojnë rrugët në Shqipëri

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Kuvendit – protestuesit bllokojnë rrugët në Shqipëri
08/09/2026 - 19:40

Nisja e sesionit të ri parlamentar këtë të martë është shoqëruar me protesta dhe tensione jashtë Kuvendit. Në zonën ku po mbahet protesta janë regjistruar edhe shoqërimet e...

Më shumëDetails

Jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë në Prizren: Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike

Jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë në Prizren: Shëndetësia e Prizrenit meriton punë e integritet, jo lojëra politike
08/09/2026 - 19:30

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit ka dhënë dorëheqje nga pozita, pas gjashtë muajsh në këtë detyrë. Sylejman Baxhaku ka bërë të ditur se vendimin për dorëheqje...

Më shumëDetails

Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit
08/09/2026 - 19:10

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton, ka bërë të ditur se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet kamioni me dru në Smrekonicë, policia në vendngjarje

LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet kamioni me dru në Smrekonicë, policia në vendngjarje
08/09/2026 - 19:01

Para pak minutash një kamion është rrotulluar në magjistrale saktësisht në Smrekomicë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Në vend të ngjarjes ka dalë policia e Kosovës e...

Më shumëDetails

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit

Mbyllet restoranti dhe hoteli “Liqeni i Dukagjinit” tek liqeni i Radoniqit
08/09/2026 - 18:31

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke i dhënë fund veprimtarisë së tij në zonën e mbrojtur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • PAMJE/ Kushtrimi shkon me familjarët për t’ia kërkuar dorën Aurorës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë