Para pak minutash një kamion është rrotulluar në magjistrale saktësisht në Smrekomicë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në vend të ngjarjes ka dalë policia e Kosovës e cila po e heton rastin.
Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar.
Pamje nga vendi i ngjarjes kanë dërguar lexues të Veriu.info.
















