Një mural i ri është zbuluar pasditen e së martës në Prishtinë, në të cilin janë paraqitur portretet e katër prej figurave kryesore të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Murali i kushtohet kujtesës, sakrificës dhe luftës për liri, ndërsa katër portretet paraqesin rrugëtimin e këtyre figurave nga periudha e luftës dhe uniforma e UÇK-së, deri te angazhimi i tyre në proceset e ndërtimit të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Vepra e artit ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, teksa atë e ka shpërndarë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai e ka publikuar fotografinë e muralit pa ndonjë koment.















