Valon Ramadani nuk do të jetë kryetar dege i VV-së në Ferizaj.
Të paktën kështu raporton Indeksonline, që duke u thirrur në burimet e veta shton se përkundër faktit që Ramadani ka njoftuar për pjesëmarrje në garën e brendshme, ai nuk do të zgjedhet kryetar.
Kjo për shkak se ai nuk ka mbështetjen e qendrës.
Nacionale ka raportuar edhe për eliminimin nga gara të Beni Kizollit nga Prizreni dhe Ramadan Beshirit nga Mitrovica.
I pari ka konfirmuar se është pyetur nga organet zgjedhore në lidhje me qëndrimin që e kishte për Projekt-Kodin Civil.
Ndërsa burimet e Nacionales kanë thënë që edhe Arbër Vokrri e Visar Korenica janë përjashtuar nga gara.













