Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marta Kos anulon vizitën në Beograd pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit: Si mund t’i shikoja nënat e Srebrenicës?

09/09/2026 - 08:59
në Lajme
A A
Marta Kos anulon vizitën në Beograd pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit: Si mund t’i shikoja nënat e Srebrenicës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Beograd, në shenjë proteste pas tubimit të dhjetëra mijëra njerëzve për nder të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Në një deklaratë për CNN, Kos tha se anulimi i vizitës ishte “i vetmi vendim i mundshëm”, duke e cilësuar të papranueshme glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe nderimet ushtarake për një person përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe për disa nga krimet më të rënda të luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian – sundimin e ligjit, pajtimin dhe respektin për viktimat”, tha Kos.

Ajo theksoi se kishte vendosur, si politikane dhe si person, se nuk mund të shkonte në kryeqytetin serb pas zhvillimeve të fundit.

“A mund ta imagjinoni se si mund t’i shikoja ndonjëherë në sy nënat e Srebrenicës që humbën shumë anëtarë të familjes?”, tha Kos, duke kujtuar takimet e saj me familjarët e viktimave.

Sipas saj, nënat e Srebrenicës, pavarësisht vuajtjeve të tyre, janë bërë simbol i pajtimit.

“Ato më thanë: ‘Nuk do të harrojmë kurrë, por mund të falim’”, tregoi Kos, duke shtuar se pikërisht për këtë arsye të gjithë duhet të punojnë së bashku për pajtimin.

Komisionerja evropiane tha se pret veçanërisht nga Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, një angazhim të qartë në këtë drejtim.

Kos theksoi se tashmë është e nevojshme që të zhvillohet një diskutim serioz mbi mënyrën se si Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane.

“Rruga drejt BE-së kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës. Kjo është ajo që pres. Ne presim nga Serbia një ecje të qartë dhe vendimtare në rrugën evropiane”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se anëtarësimi në BE nuk nënkupton vetëm përafrimin me legjislacionin evropian, por edhe respektimin e vlerave të Bashkimit, orientimin strategjik dhe angazhimin për pajtim.

Në fund, Kos tha se përgjegjësia për shërimin e plagëve të së kaluarës bie mbi udhëheqjen serbe.

“Është përgjegjësi e udhëheqjes në Serbi që të shërojë plagët e së kaluarës dhe të mos u hedhë përsëri kripë, në mënyrë që ato të mos shërohen kurrë”, u shpreh ajo.

JU REKOMANDOJMË

Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja

Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja
09/09/2026 - 09:56

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka kërkuar një ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian ndaj autoriteteve në Beograd, pas funeralit të kriminelit...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”
09/09/2026 - 09:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin PISA, por përgjegjësinë për gjendjen në arsimin parauniversitar duket se e...

Më shumëDetails

Sot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve

Sot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve
09/09/2026 - 09:45

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet ta shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Përveç...

Më shumëDetails

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, reagon Kremlini
09/09/2026 - 09:33

Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-në pas një bisede telefonike mes Putinit dhe Trumpit....

Më shumëDetails

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese
09/09/2026 - 09:31

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për konstituimin e kuvendit. Ramadani deklaroi se sot do të shohim nëse do të kemi...

Më shumëDetails

Haziri: Kam qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur krejt zbardhen

Haziri: Kam qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur krejt zbardhen
09/09/2026 - 09:22

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lënë të hapura disa pikëpyetje për të ardhmen e tij politike, duke thënë se ka pritur momentin e duhur dhe se një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë