Në një konferencë për media, ai njoftoi se të premten do të hidhet për votim në Asamblenë Komunale themelimi i ndërmarrjes së re komunale të pastrimit.
“Prishtina, siç e keni parë, ka humbur 74.1 milionë euro financim nga qeveria gjermane, vetëm për një nënshkrim të Hekuran Muratit. Dmth, ndërmarrja ‘Pastrimi’ i ka humbur 74.1 milionë euro sepse Hekuran Murati nuk e ka nënshkru. Të ndodhur përball këtij absurditeti dhe gjendjes alarmante me mbeturina, ne kemi vendosur që ta krijojmë ndërmarrjen e re komunale të pastrimit, siç e kanë komunat tjera, si Fushë-Kosova e Obiliqi”, tha Rama.











