Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike

10/09/2026 - 15:10
në Kryesore, Lajme
A A
A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarimet e presidentit serb, Aleksnader Vucic, rreth epilogut final të Gjykatës Speciale, Nevenka Tromp i ka quajtur si një manipulim politik dhe luftë psikologjike në kurriz të dobësisë së Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Express.

Profesoresha Tromp, ka thënë se Vuçiq duke parashikuar lirimin e Thaçit për akuzat për krime lufte, ai po i ngre kurth komunitetit ndërkombëtar dhe po e minon vendimin final të gjykatës para se ai të jepet.

“Deklaratat e Vuçiqit janë një shfaqje arrogante e manipulimit politik dhe luftës psikologjike, e dizajnuar për të shfrytëzuar dobësinë e gjykatës. Duke parashikuar publikisht se Hashim Thaçi do të dënohet vetëm për ndërhyrje në dëshmitarë, ndërsa do të lirohet nga akuzat kryesore për krime lufte, Vuçiq po i ngre paraprakisht një kurth komunitetit ndërkombëtar dhe po e minon vendimin përfundimtar të gjykatës para se ai të lexohet”, ka thënë Tromp në një intervistë për Gazetën Express.

Ajo ka thënë se nuk beson që deklarimet e tij kanë të bëjnë me informacione të brendshme dhe se janë kalkulim politik.

“Nuk besoj se bëhet fjalë për informacion të brendshëm; kjo është një lëvizje e kalkuluar politike. Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm për krimet e luftës, Vuçiq do ta shfrytëzojë këtë politikisht, brenda dhe jashtë Serbisë, për të pretenduar se Dhomat e Specializuara janë një farsë e plotë që mbron “terroristët shqiptarë”, duke nxitur zemërimin nacionalist për përfitime elektorale në Serbi”, ka thënë Tromp, duke rikujtuar se zgjedhjet pritet të mbahen në tetor.

Tromp thotë se në rast të dënimit të Thaçit, Vucic do të marrë meritat për presionin e Beogradit.

“Nëse Thaçi dënohet, Vuçiq do të marrë meritat për presionin e pandërprerë diplomatik të Beogradit. Fakti që një kryetar shteti i huaj, që përfaqëson regjimin agresiv të viteve ’90, ndihet komod të diktojë publikisht dhe të përcaktojë paraprakisht rezultatet e një gjykate që supozohet të jetë e pavarur, tregon se sa thellë të komprometuara, të ekspozuara dhe të cenueshme ndaj manipulimit politik janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, ka potencuar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit
10/09/2026 - 16:04

Ish-presidentja Vjosa Osmani i është shmangur një pyetje se kë do të zgjidhte për kafe në mes të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit shqiptar,...

Më shumëDetails

Avokatja e Thaçit ia thotë në sy ZPS-së: Provat e juaja janë të dobëta

Avokatja e Thaçit ia thotë në sy ZPS-së: Provat e juaja janë të dobëta
10/09/2026 - 15:46

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka marrë fjalën në seancën ku po paraqiten fjalët përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për tentim të pengimit...

Më shumëDetails

Avokati i drejtorit Gëzim Zogjani me kërkesë për kryetarin Prebreza: Pazulloni çdo iniciativë për lirim nga detyra të drejtorit deri në zgjidhjen meritore të rastit

Avokati i drejtorit Gëzim Zogjani me kërkesë për kryetarin Prebreza: Pazulloni çdo iniciativë për lirim nga detyra të drejtorit deri në zgjidhjen meritore të rastit
10/09/2026 - 15:39

Kryetari i komunës së Fushë Kosovë, Valon Prebreza, ka deklaruar se sapo të kthehet nga udhëtimi zyrtar do ta lirojë nga detyra drejtorin e pronës në këtë komunë...

Më shumëDetails

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për forcimin e marrdhënieve Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për forcimin e marrdhënieve Shqipëri-SHBA
10/09/2026 - 15:18

Një vlerësim i veçantë dhe simbolik për liderin e opozitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha është nderuar me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas. Çelësi iu...

Më shumëDetails

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
10/09/2026 - 15:08

Në fjalën përfundimtare në çështjen kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni...

Më shumëDetails

Kurti: Parku i Erës në Zatriq, investim 106 milionë euro

Kurti: Parku i Erës në Zatriq, investim 106 milionë euro
10/09/2026 - 14:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është përuruar Parku i Erës në Zatriq, një investim prej 106 milionë eurosh. Kurti ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edi befason me veprimin e fundit, zbulon se ku gjendet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit? Ja çka parashikon Eugen Cakolli

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë