Presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm.
Kështu është shprehur Arben Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.Sipas Gashit, Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik.
Postimi i plotë
Presidenti duhet të jetë përfaqësues i Republikës, ruajtës i aleancave, balancues i pushteteve, garantues i Kushtetutës dhe Komandant i Përgjithshëm.
Prandaj, Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik, aq më pak për vendime që kanë cenuar këto shtylla të demokracisë.
Fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësinë më të madhe për ta gjetur zgjidhjen, jo për ta mbajtur vendin peng.
Të gjitha partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një President që i përfaqëson këto vlera dhe qëndron mbi interesat partiake.
Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik.














