Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arratisje nga stacioni policor në Prizren: 17-vjeçari dëmton grilat e dritares dhe ikën, Policia vihet në kërkim të tij

11/09/2026 - 10:20
në Lajme
A A
Arratisje nga stacioni policor në Prizren: 17-vjeçari dëmton grilat e dritares dhe ikën, Policia vihet në kërkim të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë brenda një stacioni policor në Prizren, ku një 17-vjeçar që po mbahej aty në pritje për t’u intervistuar lidhur me një rast tjetër, ka arritur të largohet nga objekti policor pasi dyshohet se ka dëmtuar grilat e një dritareje.

Sinjali mëson se i dyshuari është L.Ç, i lindur më 2008.

Rasti ka ndodhur të enjten, më 10 shtator, rreth orës 23:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i mituri ishte sjellë në stacion policor dhe po priste ardhjen e hetuesve rajonalë për t’u intervistuar lidhur me një rast të iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Por, para se të zhvillohej intervistimi, situata mori një kthesë tjetër.

17-vjeçari dyshohet se ka hapur një nga dritaret e dhomës ku ndodhej dhe ka dëmtuar grilat e saj, duke arritur më pas të largohet nga stacioni policor.

Pas konstatimit të largimit, patrullat policore janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tij.

Megjithatë, deri në momentin e hartimit të raportit policor, i dyshuari nuk ishte gjetur.

Për incidentin është njoftuar hetuesi policor dhe më pas Prokurori kujdestar.

Me udhëzim të Prokurorit është iniciuar edhe një rast i ri ndaj të miturit, këtë herë për “Asgjësim apo dëmtim të pronës” së Policisë së Kosovës.

Kështu, 17-vjeçari që fillimisht pritej të intervistohej për dyshimet për sulm ndaj një personi zyrtar, tashmë po kërkohet nga Policia edhe lidhur me dëmtimin e pronës brenda vetë stacionit.

JU REKOMANDOJMË

“Prangat” dhe zhurmë në Kuvendin e Prishtinës – VV kundërshton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”

“Prangat” dhe zhurmë në Kuvendin e Prishtinës – VV kundërshton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”
11/09/2026 - 11:20

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës...

Më shumëDetails

Zemaj kundër kërkesës së LVV-së për ndryshimin e kandidatit të LDK-së: Logjika për të nënshtruar të tjerët nuk kalon

Zemaj për seancën e sotme: Pushteti bojkotoi Kosovën
11/09/2026 - 11:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që LDK-ja të ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, pasi LVV-ja...

Më shumëDetails

25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës

25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës
11/09/2026 - 10:34

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit...

Më shumëDetails

Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)
11/09/2026 - 10:07

Ka nisur me 45 minuta vonesë seanca gjyqesore në Departamentin e Krimeve të Renda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur si “Capat dhe...

Më shumëDetails

A do të jetë pjesë e marshit të së shtunës? Flet Albin Kurti

A do të jetë pjesë e marshit të së shtunës? Flet Albin Kurti
11/09/2026 - 09:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nëse do të marrë pjesë në marshin e paralajmëruar për nesër në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)....

Më shumëDetails

Thaçi: Ushtria dhe policia serbe përfaqësonin aparatin e aparteidit dhe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve

Thaçi: Ushtria dhe policia serbe përfaqësonin aparatin e aparteidit dhe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve
11/09/2026 - 09:16

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për emisionin “Top Story” nga Haga ka folur për shumë çështje, duke filluar nga krijimi i Gjykatës Speciale, akuzat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë