Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte

11/09/2026 - 17:40
në Lajme
A A
Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Masa ajrore mjaft të freskëta të shoqëruara nga fronti i ftohtë ajror do të depërtojnë gjatë natës në Kosovë dhe Shqipëri duke i dhënë fund nxehtësisë së kësaj vere.

Fronti i ftohtë ajror së pari do të shkaktojë destabilizim të atmosferës në Mal të Zi, eventualisht në veri të Shqipërisë, pastaj gjatë natës, eventualisht orëve të mëngjesit të së shtunës do të ketë destabilizim të atmosferës në Kosovë me shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe erëra më të freskëta nga veriu e verilindja.

Në Kosovë priten stuhi lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë ashtu sikurse edhe në shumë pjesë të Shqipërisë.

Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesë të Kosovës dhe nuk priten në të gjithë territorin, prandaj mos prisni reshje shiu në të gjitha viset. Ka mundësi që disa rajone në veri dhe lindje të vendit të mbesin pa reshje ose me reshje simbolike, megjithatë në këto raste askush nuk mund të dijë me saktësi ekzakte vendet dhe rajonet e zhvillimeve konvektive, prandaj gjithmonë mund të ketë befasi dhe ndonjë stuhi të paparashikueshme.

Reshje rrebeshe stuhi lokale shiu do të përfshijnë edhe Republikën e Shqipërisë gjatë natës dhe mëngjesit si dhe gjatë ditës së shtunën sistemi do të përparojë drejt Maqedonisë së Veriut ku priten stuhi intensive pasditen e së shtunës.

Fronti i ftohtë së pari do të përfshijë Malin e Zi, veriun e Kosovës dhe Shqipërisë dhe pastaj do të rrugëtojë në drejtim të Maqedonisë së Veriut e jugut të Shqipërisë.

Pas një kohe shumë të gjatë me nxehtësi shumë të madhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në tërë rajonin e sidomos në pjesët kontinentale të viseve tona. Pas dhjetëra ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius në Kosovë më në fund do të kemi temperatura maksimale nën 30 gradë Celsius, megjithatë temperaturat mund të rriten prapë gjatë herë pas here gjatë pjesës së mbetur të Shtatorit. Ulje të temperaturave do të ketë edhe në Shqipëri, por jo shumë të theksuara.

Për informata tjera dhe detaje më të reja na ndiqni në postimet tona tjera./MeteoBallkan

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Nesër në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” qëndrojmë të gjithë bashkë për Kosovën dhe UÇK-në

Hamza: Nesër në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” qëndrojmë të gjithë bashkë  për Kosovën dhe UÇK-në
11/09/2026 - 18:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në...

Më shumëDetails

Pas Hargreaves, Blerim Isufaj pret në takim edhe Prattipatin – Prokuroria njofton se çfarë u diskutua

Pas Hargreaves, Blerim Isufaj pret në takim edhe Prattipatin – Prokuroria njofton se çfarë u diskutua
11/09/2026 - 18:30

Kryeprokurori i prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ditën e sotme ka pritur në takim, të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu...

Më shumëDetails

Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme

Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme
11/09/2026 - 18:21

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutas, në një intervistë për telegrafin, ka folur për përshtatjen e strukturës së KFOR-it në Kosovë, përfshirë edhe praninë e tyre të...

Më shumëDetails

Gjini pas takimit me Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike

Gjini pas takimit me Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike
11/09/2026 - 17:34

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Ai tha se...

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli

Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli
11/09/2026 - 17:25

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 ku ka treguar edhe arsyen se pse vendosi të qëndrojë i vetëm në sallën e...

Më shumëDetails

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale
11/09/2026 - 17:12

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetje për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke kritikuar ashpër themelimin e Gjykatës Speciale. Në reagimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë