Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rexhaj: Kosova është 5-6 vjet prapa OECD-së dhe BE-së, “fëmijët po dënohen pa fajin e tyre”

12/09/2026 - 08:56
në Lajme
A A
Rexhaj: Kosova është 5-6 vjet prapa OECD-së dhe BE-së, “fëmijët po dënohen pa fajin e tyre”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ish-zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, ka thënë për Front Online se rezultatet e fundit të PISA-s nuk paraqesin një situatë të re për Kosovën, pasi vendi ka marrë rezultate të ngjashme edhe në testimet e mëparshme.

“Kjo është hera e katërt që ne kemi këso rezultate; me pak dallime, kështu ishte edhe në vitet 2015, 2018 dhe 2022. Kështu është edhe tash. Dallimet prej 5, 10 e 15 pikësh në mes të viteve të ndryshme, gjinive apo fushave nuk çojnë peshë në rastet kur 85 për qind e rezultateve janë në nivelin minimal të performancës”, ka deklaruar Rexhaj.

Ai ka vlerësuar se Kosova vazhdon të ketë një hendek të madh në raport me vendet e OECD-së dhe Bashkimit Evropian, por edhe me vendet e rajonit.

“Ne jemi mesatarisht 5-6 vjet pas OECD-së dhe BE-së dhe 3-4 vjet pas vendeve të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, rezultatet duhet të shërbejnë si alarm për institucionet dhe jo vetëm si një statistikë që diskutohet në momentin e publikimit.

“Një gjendje e këtillë kërkon një mobilizim të vazhdueshëm të bazuar në një program kombëtar të përmirësimit, duke u bazuar në informatat nga raporte ndërkombëtare, përfshirë edhe PISA-n, shtuar llogaridhënien dhe përgjegjësinë për performancë jo të mirë, mobilizuar të gjithë ekspertizën në dispozicion në Kosovë, por edhe në rajon, trajtuar problemet në mënyrë sistematike dhe duke u bazuar në analiza cilësore”, ka deklaruar ai.

Rexhaj ka kërkuar gjithashtu rritjen e efikasitetit të sistemit arsimor, duke theksuar se shpenzimet në këtë sektor nuk po reflektohen domosdoshmërisht në rezultatet e nxënësve.

“Duhet trajtuar dhe përmirësuar efikasiteti i sistemit. Kosova shpenzon relativisht shumë në arsim, sidomos në paga, por kjo nuk shndërrohet në rezultate”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka propozuar që progresi i sistemit arsimor të vlerësohet vazhdimisht dhe jo vetëm përmes rezultateve të testeve ndërkombëtare.

“Duhet të vlerësohet në fund të secilit vit progresi i bërë në drejtim të realizimit të programit”, ka thënë ai.

Rexhaj ka paralajmëruar se vazhdimi i së njëjtës qasje mund të ketë pasoja afatgjata për fëmijët dhe sistemin arsimor në Kosovë.

“Nëse vazhdon avazi i vjetër, prej vitit 2015, atëherë kjo do t’i dënojë fëmijët tanë të ngecin prapa moshatarëve të tyre në rajon e në Evropë pa fajin e tyre. Prindërit sigurt do të reagojnë duke ikur nga një vend i cili i dëmton fëmijët e tyre në fushën e dijes e të arsimit. Për fat të keq”, ka deklaruar Rexhaj.

JU REKOMANDOJMË

“E shtrirë në tokë …”, një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

“E shtrirë në tokë …”, një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
12/09/2026 - 09:58

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë. Trupi i pajete është dërguar ne IML. “Polica është njoftuar se një person femër kosovare...

Më shumëDetails

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Aleanca thërret konferencë të jashtëzakonshme
12/09/2026 - 09:47

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri” që organizohet sot në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 14:00. Përmes një...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Marshi për Liri – transporti urban dhe parkingu falas sot në Prishtinë

Marshi për Liri – transporti urban dhe parkingu falas sot në Prishtinë
12/09/2026 - 08:46

Transporti urban në Prishtinë do të jetë falas sot, në ditën kur mbahet Marshi për Liri. Po ashtu, qytetarët që do të marrin pjesë në marsh mund ta...

Më shumëDetails

Enver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri

Enver Hoxhaj publikon marshin madhështor të UÇK-së të vitit 1999: Historia na thërret sërish, Kosova marshon përsëri
12/09/2026 - 08:26

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje emocionuese nga marshimi i UÇK-së në Prishtinë,...

Më shumëDetails

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet, UÇK’ja është themeli i lirisë dhe shtetit tonë

Hoti: Bashkë në ‘Marshin për Liri’, historia s’mund të rishkruhet, UÇK’ja është themeli i lirisë dhe shtetit tonë
12/09/2026 - 08:07

Andin Hoti, ministër në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka dhënë mbështetje për Marshin për Liri, i cili do zhvillohet nesër në Prishtinë. Hoti,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë