Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

12/09/2026 - 13:39
në Lajme
A A
BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Bashkimi Europian ka kërkuar nga të gjitha shtetet dhe palët që të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Thirrja nga Brukseli vjen para marshit të sotëm në sheshet kryesore të Prishtinës dhe katër ditë para shpalljes së verdiktit në Hagë, nëpërmjet një përgjigje që i kanë dërguar Express.

Bashkimi Europian, si një nga mbështetësit kryesorë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimin”, thonë nga Brukseli.

BE potencoi mbështetjen e kahershme të saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) si “një institucion gjyqësor i pavarur”, ndërsa rikujtoi se është “themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015”.

“Parlamenti i Kosovës (përmes një amendamenti kushtetues) autorizoi zhvendosjen e procedurave në Hagë, për të ndihmuar në garantimin e procedurave gjyqësore të pavarura, të paanshme dhe të drejta në lidhje me pretendimet për krime të rënda të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë”.

Por, BE’ja vë në pah se vendimi i 16 shtatorit nuk është fundi i procesit gjyqësor dhe se ai mund të apelohet nga të dyja palët.

“Ashtu si në të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, ndaj aktgjykimeve të shkallës së parë mund të ushtrohet ankesë si nga mbrojtja, ashtu edhe nga prokuroria”.

Në fund, Bashkimi Europian thotë se “puna e Dhomave të Specializuara të Kosovës është e rëndësishme për promovimin e llogaridhënies dhe njohjen e përvojave të viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

Në mbrojtje të katër ish-krerëve të UÇK’së në Prishtinë sot do të nisë një marsh paqësor nga ora 14:00 ku pritet të vijnë qytetarë nga e gjithë Kosova. Kërkesa e tyre është drejtësia për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Ndërkohë, i gjithë procesi gjyqësor në Hagë është përcjellë me kritika nga Kosova për punën e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë si të njëanshme.

Aktakuza e Prokurorit të Specializuar përmban 10 pika ndaj katërshes, gjashtë prej të cilave janë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Në fillim të këtij viti ZPS kishte kërkuar nga 45 vjet burgim për të akuzuarit.

Specialja ishte formuar në vitin 2015, ndërsa kishte nisur të operojë nga vitet 2016-2017 pas shkëmbimeve të letrave Kosovë-BE, ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjes me Holandën për zhvendosjen e Dhomave të Specializuara atje.

Formimi i saj kishte ardhur pas një presioni të madh ndërkombëtar dhe miqve më të mëdhenj të Kosovës, amerikanëve. Gjykata i ishte kërkuar gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në dhjetor të vitit 2015. Ai kishte kërkuar “që Kosova të përmbushë angazhimin e saj për të krijuar një gjykatë speciale që mund të trajtojë çështjet që rrjedhin nga vite të tëra konflikti, në mënyrë që akuzat të mund të zgjidhen një herë e përgjithmonë dhe vendi të mund të pajtohet me të kaluarën”.

Disa muaj më herët në korrik të 2015’ës, Victoria Nuland, Ndihmës Sekretare e Shtetit, pasi për herë të parë Specialja s’kishte marrë aprovimin e Parlamentit kishte qenë edhe më eksplicite.

“Nëse nuk e krijoni ju vetë këtë gjykatë, nëse nuk ndërmerrni vetë hapat tuaj për drejtësi, nëse nuk ndërmerrni vetë hapat tuaj për t’i mbajtur njerëzit përgjegjës, atëherë komuniteti ndërkombëtar do ta bëjë këtë në vendin tuaj”, kishte thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë

Gucati: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në rishikim të historisë
12/09/2026 - 14:38

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar proces të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen...

Më shumëDetails

Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në
12/09/2026 - 14:35

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për UÇK’në. Limaj ka thënë se edhe ata që po marrin...

Më shumëDetails

Organizatorët e Marshit për Liri: Nga ky shesh simbolikisht i shpallim të pafajshëm

Organizatorët e Marshit për Liri: Nga ky shesh simbolikisht i shpallim të pafajshëm
12/09/2026 - 14:27

Një prej organizatorëve të Marshit për Liri, Ismail Tasholli, ka thënë se UÇK’në sa herë janë munduar ta dobësojnë, ajo është rikthyer si feniksi. “Sa herë janë mundue...

Më shumëDetails

VIDEO/ Shqipe Selimi i bashkohet “Marshit për UÇK-në”, përshëndetet ngrohtësisht me Vlora Çitakun

VIDEO/ Shqipe Selimi i bashkohet “Marshit për UÇK-në”, përshëndetet ngrohtësisht me Vlora Çitakun
12/09/2026 - 14:20

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, i është bashkuar sot “Marshit për UÇK-në” në Prishtinë. Gjatë pjesëmarrjes në marsh, Selimi është parë duke u përshëndetur ngrohtësisht me Vlora...

Më shumëDetails

Bedri Hamza bashkë me djalin e Thaçit e Veselit në Marshin për Liri

Bedri Hamza bashkë me djalin e Thaçit e Veselit në Marshin për Liri
12/09/2026 - 14:15

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, në Marshin për Liri është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit. Bashkë me Hamzën është edhe bashkëpartiaku...

Më shumëDetails

Nis Marshi i Lirisë, mijëra qytetarë thërrasin UÇK, UÇK

Nis Marshi i Lirisë, mijëra qytetarë thërrasin UÇK, UÇK
12/09/2026 - 14:13

Marshi për UÇK’në tashmë ka nisur në sheshin qendror të Prishtinës. Mijëra të pranishëm që po marrin pjesë, nisjen e marshit e kanë shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK”

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sulmohet me shishe Fehmi Kupina në objektin e Komunës së Prishtinës

    Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Albin Kurti e Lumir Abdixhiku nuk kanë pranuar të jenë folës në Marshin e Lirisë për ish krerët e UÇK-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë