Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Përmes një postimi, ish-ushtari Maqedonci ka thënë se qëndron në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së.
“Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë dhe në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në detyrë.











