Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK: Vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së do t’ia zbardhte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare

13/09/2026 - 08:44
në Lajme
A A
Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se pret një vendim të drejtë nga trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se sipas tij një vendim lirues do t’i përgjigjej drejtësisë ndërkombëtare.

Sopi, ka thënë se vendimi duhet të bazohet në provat e administruara në gjykatë dhe jo në atë që e ka cilësuar si dëshmi të sajuara dhe të dërguara nga Serbia.

“T’ju them të drejtën si gjithë populli edhe ne jemi në pritje të një vendimi real, të një vendimi të drejtë të kësaj gjykate të cilën ne vazhdimisht e kemi quajtur gjykatë politike sepse politika e ka formuar. Mirëpo urojmë dhe shpresojmë që vendimi të mos jetë politik por të jetë vendim tamam gjyqësor në bazë të provave të administruara në gjykatë. Në bazë të atyre provave dhe në bazë të atyre dëshmive, ne jemi vërtetues se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe çlirimtare dhe nuk ka bërë krime lufte”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

Sopi ka kritikuar dëshmitë që, sipas tij, janë paraqitur nga Serbia dhe shërbimet e saj sekrete, duke i krahasuar me dëshmitë e autoriteteve ndërkombëtare.

“Flas gjithmonë kur i krahasoj ato dëshmi të cilat i ka servuar shteti i Serbisë, të cilat i kanë servuar shërbimet sekrete serbe, e cila ka qenë palë ndërluftuese me ne. Dhe kuptohet se ato nuk janë shënime dhe dokumente të cilat tregojnë të vërtetën, por dokumente të falsifikuara dhe të rregulluara sipas dëshirës dhe kutit të tyre”, tha mes tjerash ai.

Sopi deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dalë në mbrojtje të popullatës civile, ndërsa ka kërkuar që trupi gjykues të marrë vendim të bazuar në prova.

“Kudo ne, ju e dini, kemi pasur masakra, kudo Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dalë në mbrojtje të popullatës dhe është munduar që t’i pengojë ato masakra. Mirëpo ushtria dhe policia serbe, aty ku ka pasur humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ka shfrytëzuar momentin dhe është hakmarrë në popullatën civile të pambrojtur. Prandaj kjo gjykatë, ky trup gjykues tash, sepse qëndrimet e prokurorisë dihen, qëndrimet e mbrojtjes me aktorët e tyre, me dëshmitarët e tyre dihen, edhe vendimet i merr tash trupi gjykues. Dhe është para një sprove të madhe ky trup gjykues që të merr një vendim të drejtë, bazuar në prova të sinqerta, bazuar në prova të aktorëve kryesorë të shtetit amerikan, anglez dhe të NATO-s”, tha ai.

Duke folur për deklaratat nga Serbia lidhur me sigurinë e serbëve në Kosovë, Sopi i ka cilësuar ato si propagandë të qëllimshme.

“Po kjo është Serbia. Dihet që në krye të shtetit serb është ministri i propagandës në kohën e Millosheviçit. Është presidenti Vuçiç, i cili ka qenë në kohën e Sllobodan Millosheviçit dhe kur janë bërë masakra në Kosovë, ky ka qenë ministër i propagandës dhe ka propaganduar gjithmonë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër popullit tonë”.

“Sa i përket asasj që thoni ju se flitet se do të jenë populli serb ose do të jenë të rrezikuar, kjo është plotësisht e pavërtetë, kjo është plotësisht propagandë e qëllimshme sepse krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bartur edhe gjatë luftës kanë bartur pozicione dhe kanë pasur pozita të larta në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po edhe pas luftës kur kanë qenë në pushtet dihet se të drejtat maksimale serbët i kanë fituar pikërisht nga pushteti të cilin e kanë udhëhequr këta udhëheqës që gjenden në Hagë. Prandaj është një ndër pakicat me të drejtat më të mëdha jo vetëm në Ballkan apo në Evropë po në botë ndoshta, sepse dihen ato beneficionet që i kanë dhënë popullit serb vetëm që ta ndiejnë veten të lirë dhe të sigurt në Kosovën e lirë dhe të pavarur”, tha ai.

Sipas tij, deklaratat për rrezikimin e serbëve janë pjesë e një terreni të përgatitur për secilin skenar pas vendimit të gjykatës.

“Prandaj nuk qëndrojnë ato, ato janë gënjeshtra, ato janë propaganda. Në të dy kahjet ata kanë përgatitur domethënë qëllim dezinformatash dhe qëllim destabilizimin në Kosovë, edhe në rast se dënohen, edhe në rast se lirohen. Në rast se dënohen domethënë qe, thonë se do të jenë të rrezikuar serbët, po edhe në rast se lirohen domethënë prapë do të kërkojnë që pse u liruan këta kur ne do të jemi të rrezikuar prej tyre. Domethënë në të dy anët ata e kanë përgatitur terrenin për dy vendimet eventuale”, tha ai.

Sopi ka thënë se pret që trupi gjykues të marrë një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

“Mirëpo jam i bindur se vendimi i duhur dhe vendimi që i përgjigjet drejtësisë ndërkombëtare dhe që do t’ia zbardhte fytyrën dhe nuk do t’ia nxinte fytyrën drejtësisë ndërkombëtare është vendimi lirues sepse nuk ka baza që të dënohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë zhvilluar një luftë të drejtë çlirimtare në Kosovë dhe në asnjë rast nuk është vërtetuar se kanë kryer ato akuzat. Ju e dini akuzat fillestare kanë qenë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikimin e organeve njerëzore. Kur kjo akuzë ra, se në bazë të kësaj akuze është ngritur kjo Gjykatë Speciale, dhe më vonë kanë ndryshuar tërësisht destinacionin e saj. Dhe merret tash kush kujt ia ka marrë një viç, kush kujt ia ka dhënë një shuplakë”.

“Prandaj jam i bindur se trupi gjykues do të jetë koshient dhe do të merr vendim meritor, vendim i cili i përgjigjet sallës së gjyqit dhe dëshmive relevante, jo dëshmive të sajuara dhe të dërguara nga Serbia”, u shpreh Sopi.

JU REKOMANDOJMË

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë