Gazetari Parim Olluri ka komentuar “taktizimet” e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe për shkuarje në zgjedhje më 27 dhjetor.
Olluri me anë të një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se të dyja subjektet politike aktruan një kacafytje në seancën e kaluar.
“Data 9 shtator nuk ishte e pershtatshme per matematikat e Kurtit per shkuarje ne zgjedhje me 27 dhjetor. Aktruan bashke me Listen Serbe kinse po kacafyten paksa. Kinse Vetevendosja e Lista Serbe kane vija te kuqe per sa i perket patriotizmit”, deklaroi ai.
Sipas Ollurit, 13 shtatori është datë më e përshtatshme për kalkulime të Kurtit, andaj sot nuk pamë kacafytje mes LVV’së dhe Listës Serbe.
“Data e sotshme, 13 shtatori, po i pershtatet kalkulimeve te Kurtit. Dhe befasisht s’ka perplasje me Srrpska Lista. Ka koordinim e pajtim. Votim te perbashket. Kushdo qe beson se Vetevendosja ka telashe me Srrpska Listen eshte pernjemend nje ahmak i manipuluar keq”, deklaron Olluri.













