Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagim i fortë i gazetarit gjerman para vendimit të Speciales: Ta barazosh Thaçin me Mlladiqin është gabim në shumë aspekte

13/09/2026 - 16:13
në Lajme
A A
Reagim i fortë i gazetarit gjerman para vendimit të Speciales: Ta barazosh Thaçin me Mlladiqin është gabim në shumë aspekte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Gazetari i njohur gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka reaguar para shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kundërshtuar krahasimet mes tij dhe ish-komandantit të forcave serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Në një reagim të publikuar në platformën “X”, Martens ka vlerësuar se një krahasim i tillë është i gabuar, duke theksuar dallimet mes luftës në Kosovë dhe asaj në Bosnje, si dhe përmasave të krimeve të kryera gjatë tyre.

“Ta barazosh Ratko Mlladiqin me Hashim Thaçin, siç duket se disa po përpiqen ta bëjnë tani, është gabim në shumë nivele”, ka shkruar Martens transmeton Klankosova.tv.

Ai ka përmendur në veçanti masakrën e Srebrenicës, duke theksuar se krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të krahasohen me atë ngjarje.

“Ende është e tmerrshme, por dallimet numerike kanë rëndësi”, ka shkruar gazetari gjerman.

Sipas Martensit, “UÇK-ja nuk ka kryer asgjë që mund të krahasohet në mënyrë të largët me Srebrenicën”. Në këtë kontekst, ai ka kujtuar edhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke veçuar Mejën dhe Korenicën në rajonin e Gjakovës.

Martens ka vënë në dukje edhe dallimet në kronologjinë dhe rrethanat e luftërave. Sipas tij, krimet e Mlladiqit janë kryer në kuadër të një lufte të nisur nga pala serbe, ndërsa UÇK-ja ishte shfaqur si forcë kryengritëse në përgjigje të viteve të asaj që ai e përshkruan si “padrejtësi sistematike dhe të mbështetur nga shteti” ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, gazetari gjerman ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton mohim të krimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.

Martens ka ngritur më pas një pyetje që lidhet drejtpërdrejt me procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së: kush duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera, nëse gjykata pranon argumentin e mbrojtjes se nuk ka ekzistuar një zinxhir funksional komandues në UÇK?

“Krimet e luftës të kryera nga UÇK-ja dhe në emër të UÇK-së ndaj serbëve dhe shqiptarëve individualë janë kryer. Edhe avokatët e Thaçit nuk e mohojnë këtë. Kush do të përgjigjet për këto krime?”, ka shkruar Martens.

Kujton Mejën dhe Korenicën

Në reagimin e tij, Martens ka rrëfyer edhe për pjesëmarrjen në një përkujtim për viktimat shqiptare të masakrave të Mejës dhe Korenicës.

Ai ka treguar se kishte pyetur pjesëmarrësit nëse kishin parë ndonjëherë serbë të merrnin pjesë në këto përkujtime. Fillimisht, përgjigjja, sipas tij, ishte negative. Më pas, një prej të pranishmëve kishte përmendur aktivisten e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, duke thënë se ajo kishte marrë pjesë edhe në përkujtimin e vitit të kaluar.

Në fund të reagimit, gazetari i FAZ-it ka kritikuar mungesën e njohjes në Serbi për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Mejë dhe Korenicë të Gjakovës.

Sipas tij, shumë prej atyre që flasin për gjendjen e serbëve në Kosovë “nuk kanë dëgjuar, ose pretendojnë se nuk kanë dëgjuar” për këto krime.

Reagimi i Martens vjen në një moment të ndjeshëm, pak para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, duke e vënë theksin njëkohësisht te përgjegjësia për krimet e luftës dhe te nevoja për të mos barazuar kontekste dhe përmasa të ndryshme të krimeve të luftërave në ish-Jugosllavi.

Perhaps Hashim Thaçi will be found guilty at first instance this Wednesday of having committed war crimes. We do not know what the verdict will be. But equating Ratko Mladić with Hashim Thaçi, as some people now apparently seem to be trying to do, is wrong on many levels. Four…

— Michael Martens (@Andric1961) September 13, 2026

JU REKOMANDOJMË

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese, do t’i drejtohemi Gjykatës

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese, do t’i drejtohemi Gjykatës
13/09/2026 - 16:50

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e votuar sot. Përmes një postimi, Gjini ka paralajmëruar se partia e tij do ta dërgojë...

Më shumëDetails

Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë
13/09/2026 - 16:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar edhe sot të flasë për Kosovën, këtë herë duke deklaruar se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në prag të shpalljes...

Më shumëDetails

Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar

Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
13/09/2026 - 16:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se programi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit është i njëjtë, dhe këdisoj, sipas tij, dështimet janë të pritshme....

Më shumëDetails

Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese

Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
13/09/2026 - 15:54

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të zgjedhur qeverinë e re të vendit, të udhëhequr nga Albin Kurti. Për qeverinë e re të prezantuar nga Kurti votuan 62...

Më shumëDetails

Nuk ka ndryshime në kabinetin e Kurtit, mbeten të njëjtët ministra

Nuk ka ndryshime në kabinetin e Kurtit, mbeten të njëjtët ministra
13/09/2026 - 15:45

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka nisur prezantimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar në seancën e Kuvendit. Kurti tha se programi i prezantuar më herët, përfshirë atë të...

Më shumëDetails

Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik
13/09/2026 - 15:29

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve të pranishëm në Kuvend, tha se paga mesatare në Kosovë pritet të kalojë mbi 1 mijë euro...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, Osmani tregon se çfarë raportesh ka sot me Kurtin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë