Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çollaku nga Haga: Prokuroria Speciale ka pasur qasje të njëanshme ndaj të akuzuarve

14/09/2026 - 21:49
në Lajme
A A
Çollaku nga Haga: Prokuroria Speciale ka pasur qasje të njëanshme ndaj të akuzuarve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opinionisti Bekim Çollaku, ka kritikuar qasjen e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarve në rastin që po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në emisionin “Rubikon” i cili po transmetohet nga Haga, Çollaku ka thënë se, sipas tij, gjatë procesit gjyqësor është vërejtur një qasje e njëanshme dhe armiqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qasja e Prokurorisë Speciale në relacion me të akuzuarit, por edhe me krejt qytetarët e Kosovës, duke u nisur nga këto premisa që kjo gjykatë është monoetnike dhe se Prokuroria Speciale i përndjek vetëm shqiptarët e Kosovës, duke filluar nga rangu më i ulët, nga ushtari i UÇK-së, deri te nivelet më të larta të Shtabit të Përgjithshëm, atëherë ne kemi parë një anim të skajshëm nga ana e prokurorisë dhe një sjellje tërësisht armiqësore”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka kritikuar edhe vendimet e trupit gjykues lidhur me kërkesat e mbrojtjes, duke thënë se ato, sipas tij, janë refuzuar në mënyrë kategorike.

“Nga gjithë ky proces, asnjë kërkesë, çfarëdo qoftë ajo, ta lëmë anash lirimin eventual apo mbrojtjen në liri, është refuzuar në mënyrë kategorike nga paneli i trupit gjykues”, ka thënë ai.Çollaku ka deklaruar se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, besimi i shqiptarëve të Kosovës në drejtësinë e procesit ka qenë i palëkundur.

“Besimi i shqiptarëve të Kosovës ka qenë i palëkundur. Për këtë arsye u formua edhe kjo gjykatë, për t’iu dhënë përgjigje atyre pretendimeve të tmerrshme të raportit të Dick Marty-t”, është shprehur Çollaku.Çollaku ka thënë se pret që vendimi përfundimtar të bazohet në faktet e paraqitura gjatë procesit dhe jo vetëm në pretendimet e Prokurorisë.

“Shpresojmë që prokuroria nuk do të mashtrojë dhe të vërë në lajthitje trupin gjykues. Besojmë te kredibiliteti i anëtarëve të panelit gjyqësor, që vendimin e tyre do ta marrin mbi faktet për të cilat ata janë të bindur dhe jo nga pretendimet e prokurorisë”, ka përfunduar Çollaku.

JU REKOMANDOJMË

Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
14/09/2026 - 22:48

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën
14/09/2026 - 22:32

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Mustafa ka bërë thirrje për...

Më shumëDetails

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 22:15

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin dërguar mediave, bëhet me dije se deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda do të mbajnë...

Më shumëDetails

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President, vjen reagimi nga Arbërie Nagavci

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
14/09/2026 - 22:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President ësht ëhumbjë për një proces që do duhej...

Më shumëDetails

Konstituimi i Kuvendit, Gruda pyet: Pse VV mundet me u vonu 37 ditë, e PDK një ditë jo – Albulena Haxhiu kujdestare e klasës nuk është

Konstituimi i Kuvendit, Gruda pyet: Pse VV mundet me u vonu 37 ditë, e PDK një ditë jo – Albulena Haxhiu kujdestare e klasës nuk është
14/09/2026 - 21:37

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Rreth konstituimit të Kuvendit, ai tha se pse mundet VV të vonohet 37 ditë, e...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: S’duhet të jesh ekspert për ta kuptuar se është e pabazë

Çitaku ia kthen Çekut: Kritika s’është për Asociacionin, por për dhunën, bombat, sharjet, vitet e humbura
14/09/2026 - 21:26

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. E ftuar në emisionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë