Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e Kuvendit do të dërgohet në kushtetuese.
Ai u pyet edhe për një kandidim eventual të Anton Qunit për President, Gruda tha se çdo vendim do ta dërgojnë në kushtetuese, sepse Kuvendi është konsistuar si fis.
“Qëndrimi i PDK-së është që çfarëdo që del nga ky Kuvend, të themeluar si në fis”.
“Çdo vendim nga ky Kuvend, ne do ta dërgojmë në kushtetuese”, ka thënë ai.














