Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

15/09/2026 - 09:36
në Lajme
A A
PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e votimit të Qeverisë së re, e cila u votua më 13 shtator, raporton Ekonomia Online.

Pas dorëzimit të lëndës, Tahiri tha se Kuvendi aktual, sipas vlerësimit të PDK-së, është i pakonstituuar dhe pa legjitimitet të plotë.

“Sot bashkë, bashkë përsëri me Përparimin, që ju kemi paralajmëruar edhe dje, jemi këtu te Gjykata Kushtetuese, ku e deponuam kërkesën tonë për me e trajtuar edhe po ashtu çështjen e votimit të Qeverisë”, tha Tahiri.

Ai theksoi se, sipas PDK-së, Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë për të rikthyer, siç u shpreh ai, ligjshmërinë dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Pra, ky Kuvend, i cili tashmë ka dilema dhe është i vlerësuar prej anës tonë që është i pakonstituuar dhe pa legjitimitet të plotë, patjetër që duhet t’i vendoset masa dhe duhet të kthehet ligjshmëria nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai.

Tahiri paralajmëroi se PDK-ja do t’i drejtohet Kushtetueses edhe për vendime të tjera që mund të merren nga Kuvendi.

“Sepse secili vendim që derivon nga ky Kuvend i pakonstituuar, ne do ta deponojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të kërkojmë ligjshmëri”, tha ai.

“Sot e bëmë për Qeverinë, e cila është votuar me datën 13, dhe po ashtu po paralajmëroj edhe njëherë se secilat vendime apo secilat akte juridike që dalin, ne do t’i sfidojmë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që vendi me u kthy në binarë kushtetues”, përfundoi Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime

‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime
15/09/2026 - 11:29

Arbëreshë Kryeziu Hyseni,  deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka reaguar ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudës, i cili mbrëmë në Pressing tha se kjo parti ka...

Më shumëDetails

Vdes ish deputetja e Kuvendit të Kosovës

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
15/09/2026 - 11:17

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në...

Më shumëDetails

“Erdha si fëmijë për babin, u ktheva 17 vjet më vonë për shokët e tij”, djali i Limajt: Padrejtësia ishte e njëjtë

“Erdha si fëmijë për babin, u ktheva 17 vjet më vonë për shokët e tij”, djali i Limajt: Padrejtësia ishte e njëjtë
15/09/2026 - 11:01

Djali i Fatmir Limajt, Durimi, një ditë para vendimit të madh ndaj katërshes së UÇK-së, ka shkruar për momentet e rënda të para disa viteve, kur familja e...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
15/09/2026 - 10:36

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator...

Më shumëDetails

Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve

Mërgata niset drejt Hagës për vendimin e madh ndaj çlirimtarëve
15/09/2026 - 10:29

Në prag të vendimit të madh për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se mërgata është nisur drejt Hagës....

Më shumëDetails

Koci: Nëse zbatohen të njëjtat kritere si në rastin Haradinaj, pres që Thaçi dhe të tjerët të lirohen

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
15/09/2026 - 10:22

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Koci, përmes një postimi, ka theksuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë