Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator.
Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar, siç thuhet, tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.
Thirrja për vigjilencë e paralajmëruar edhe si “Lajm i fundit” dhe si këshillë për udhëtim – Përditësime dhe njoftime të minutës së fundit.
“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Nesër, më 16 shtator, shpallet aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale, në Hagë.













