Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

15/09/2026 - 16:05
në Lajme
A A
Lutfi Haziri thotë se s’ka më bisedime me VV’në për çështjen e Presidentit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.

Nga LDK-ja, parti opozitare me 18 vende në Kuvendin e Kosovës, nuk e konsiderojnë të udhës të takohen për këtë çështje me përfaqësuesit e partisë në pushtet, LVV, para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të nxjerrë një vendim rreth asaj nëse konstituimi i legjislaturës së 11-të ndodhi në përputhje me Kushtetutën.

“Nuk ka takime, pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha shkurt nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për Radion Evropa e Lirë, më 15 shtator.

Pezullimin e bisedimeve për presidentin e konfirmuan edhe burime të REL-it brenda LVV-së, sipas të cilave nuk është planifikuar ndonjë takim për këtë javë me përfaqësuesit e LDK-së.

Më 14 shtator, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar, e dërgoi për shqyrtim në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit, duke i kërkuar Gjykatës edhe masë të përkohshme.

Nga PDK-ja thanë se u ankuan të hënën për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke argumentuar se pushteti shkeli Kushtetutën me shpërfilljen e afateve kushtetuese për procesin e konstituimit të organit ligjvënës.

Sipas tyre, LVV-ja e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.

Gjykata Kushtetuese nuk iu përgjigj të martën Radios Evropa e Lirë se a ka marrë në shqyrtim kërkesën e PDK-së, dhe se a pritet vendosja e një mase të përkohshme.

Një marrëveshje e arritur më 31 gusht midis LVV-së dhe LDK-së për nominimin e Bekim Sejdiut për president mori fund më 14 shtator, pasi vetë Sejdiu u tërhoq nga gara për kreun e shtetit, në mungesë të votave për t’u zgjedhur president.

Gjashtë nga deputetët e LDK-së u deklaruan kundër votimit të Sejdiut, i cili, sipas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, kishte mbështetjen e vetëm 74 deputetëve. Për vlefshmërinë e votimit për presidentin kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si president, dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, shkroi Sejdiu në Facebook, të hënën.

Pas tërheqjes së Sejdiut, nevojitet marrëveshje tjetër midis partive politike për emrin e ri të kandidatit për president. Në rast se Kuvendi nuk do të arrinte ta zgjidhte presidentin, Kosova do të shkonte në zgjedhje të reja – të katërtat brenda dy vjetësh.

Megjithatë, analisti politik, Dritëro Arifi, vlerëson se nuk duhet të vazhdojnë bisedimet midis LVV-së dhe LDK-së, për shkak të kontestimit të Kuvendit të ri, nga i cili do të zgjidhej presidenti.

“Mendoj që nuk do të ishte mirë të vazhdonin negociatat. Çka nëse kthehemi në pikën zero? Pra, gjithçka do të ishte e kotë”, tha Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Por, nëse Kushtetuesja konstaton se konstituimi i Kuvendit ishte në përputhje me ligjet, ai beson se marrëveshja për president do të mund të arrihej shpejt, nëse ekziston vullneti.

“Tash duhet të pritet, sepse nëse vendimi i gjykatës është pozitiv, shumë është e thjeshtë, brenda një ore mund të përfundojë gjithçka”, u shpreh Arifi.

LVV-ja dhe LDK-ja – e vetmja që ka pranuar të bisedojë me fituesen e zgjedhjeve për një marrëveshje për presidentin – nuk kanë treguar se cilët kanë qenë emrat e tjerë për të cilët është negociuar, para se të pajtoheshin për nominimin e Sejdiut.

Arifi vlerëson se, në rrethanat aktuale, kurdo që LVV-ja dhe LDK-ja iu kthehen negociatave, kandidimi i një deputeti të LDK-së për president, që është i pranueshëm për të gjithë deputetët dhe për LVV-në, do të ishte zgjidhja më praktike për të përmbyllur krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur të ecë nga 13 shtatori, kur Kuvendi shpalli të mbyllur konstituimin, ndonëse Albulena Haxhiut më 4 tetor i mbaron mandati si ushtruese e detyrës së presidentit./REL/

JU REKOMANDOJMË

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga
15/09/2026 - 17:36

Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar para pak minutave në rrjetin e saj social në Facebook. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shqiptimin e...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik
15/09/2026 - 17:30

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për 16 shtatorin, ditën e verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së. Ai...

Më shumëDetails

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri
15/09/2026 - 17:23

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e...

Më shumëDetails

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu
15/09/2026 - 17:11

Në Parlamentin Europian ka nisur debati për varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e krimeve të luftës në Serbi, të cilin e hapi komisionerja europiane...

Më shumëDetails

Situata e sigurisë, Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it

Situata e sigurisë, Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it
15/09/2026 - 17:04

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral-major Özkan Ulutaş, priti në seli gjeneral-lejtnantin Miroslav Lorinc, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovakisë. Takimi u zhvillua...

Më shumëDetails

Rrustemi: Tërheqja e Sejdiut ishte goditje për procesin, por jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje për Presidentin

Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit: Kosova ka nevojë për front kundër Serbisë, e jo kundër kryeministrit
15/09/2026 - 16:59

Emri i të cilit u përmend si shpresa e fundit për zgjidhjen e çështjes së presidentit, Bekim Sejdiu, është tërhequr nga kandidatura për këtë post. Sejdiu tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë