Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda: PDK nesër pret lirimin e katërshes së UÇK-së, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë deri në fund

15/09/2026 - 16:22
në Lajme
A A
Gruda: PDK nesër pret lirimin e katërshes së UÇK-së, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë deri në fund
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK nesër pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha aktakuzat.

Sepse, sipas tij, lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e Kosovës të nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.

Gruda, në një konferencë për media, 18 orë para shpalljes së verdiktit final nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se Kosova pret drejtësi.

“Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës. Do ta mbrojmë legjitimitetin e shtetit tonë”, shtoi ai.

Gruda paralajmëroi se në rast se do të merret një vendim ndryshe, ai do të kundërshtohet me vendosmëri, me argumente dhe me të gjitha mjetet juridike e demokratike në dispozicion.

“Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

Duke kujtuar represionin, dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës për dekada, Gruda tha se historia nuk mund të rishkruhet.

“Në vitin 1999, UÇK-ja dhe demokracitë perëndimore u gjendën bashkë në anën e drejtë të historisë. Ky partneritet dhe kjo mbështetje ndërkombëtare i dhanë fund një katastrofe humanitare dhe hapën rrugën drejt lirisë dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, historia e Kosovës nuk duhet të rishkruhet. Dihet kush ishte agresori dhe kush ishte viktima. Dihet kush ushtroi dhunë dhe represion, kush dëboi qindra mijëra qytetarë nga shtëpitë e tyre dhe pse bota demokratike ndërhyri”, theksoi Gruda.

Ai u bëri thirrje të gjithë akterëve publikë ta ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm te qytetarët.

“Si PDK, kemi përcjellë me shqetësim disa reagime publike të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar ankth të panevojshëm te qytetarët. Në momente të tilla, të gjithë akterët publikë kanë përgjegjësi të tregojnë maturi dhe kujdes. Kosova ka dëshmuar se di t’i përballojë momentet e mëdha me dinjitet”, tha Gruda

JU REKOMANDOJMË

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme
27/11/2026 - 21:01

Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së. Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e...

Më shumëDetails

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon
27/11/2026 - 20:43

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të propozuar nga Komuna e Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë