Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka njoftuar se ora e parë mësimore nesër, më 16 shtator, në institucionet arsimore të kësaj komune do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës.
Sipas njoftimit, aktiviteti synon edukimin e nxënësve dhe ruajtjen e kujtesës historike, duke i njohur ata me rëndësinë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Drejtoria e Arsimit ka kërkuar nga mësimdhënësit që këtë orë ta zhvillojnë në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, me fokus në edukim, respekt dhe përcjelljen e vlerave historike te brezat e rinj.












