Një video e rrallë e vitit 1999, e cila rikthen pamje nga ditët e luftës së Kosovës, shfaq bashkë disa prej figurave të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në pamjet, të realizuara në një ambient të mbyllur, shihen bashkë disa prej drejtuesve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, mes tyre Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, ndërsa në tavolinë ndodhen edhe bashkëluftëtarë të tjerë.
Pamjet sjellin një moment të rrallë ku disa prej figurave që udhëhoqën UÇK-në shihen së bashku, në një periudhë kur lufta në Kosovë ishte ende në zhvillim.
Rikthimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur në Hagë pritet vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.













