Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga Haga, Konjufca ka deklaruar se pret vetëm një rezultat nga procesi gjyqësor.
“Ne e presim vetëm një vendim: aktgjykimin lirues”, ka thënë Konjufca përcjell Insajderi.
Shpallja e aktgjykimit pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.













