Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti flet për dënimin e krerëve të UÇK-së: Avokatët zgjodhën strategji të gabuar përballë Speciales

21/09/2026 - 18:38
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti flet për dënimin e krerëve të UÇK-së: Avokatët zgjodhën strategji të gabuar përballë Speciales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti është zotuar se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë avokatët e ekipeve mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Apel në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi ata u dënuan me 81 vjet burgim në shkallën e parë.

I pyetur nga një studente shqiptare gjatë vizitës së tij në SHBA se cila është strategjia, Kurti tha se shteti do të kishte bërë më shumë po të kishte vetëm një ekip mbrojtës për të katërtit.

“Shteti i Kosovës mund të kishte bërë më shumë nëse do të kishte pasur një ekip të përbashkët për të katër liderët e UÇK-së. Por nuk ndodhi kështu”, tha ai, siç dëgjohet në një video të publikuar nga VOX Kosova.

“Secili prej liderëve të UÇK-së mori avokatin e tij mbrojtës, ekipin e tij. Kështu që kishim katër ekipe të ndryshme. Dhe është goxha e vështirë për Qeverinë të angazhohet kur ke katër ekipe të ndryshme”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës përmendi se ai vetë s’e ka njohur gjykatën e Serbisë kur është gjykuar, por tha se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, “kishin një qëndrim tjetër”.

“Më njihni shumë mirë. Unë nuk e njoha gjykatën e Serbisë ose të UNMIK-ut kur më gjykuan mua”, tha ai.

“Avokatët mbrojtës të të katër liderëve të UÇK-së kishin një qëndrim tjetër. Ata mendonin se duke punuar ngushtë me Dhomat e Specializuara do të arrinin një rezultat pozitiv”, tha Kurti.

Studentja shqiptare, Anisë Murseli, e cila e pyeti, përmendi rastin e Kroacisë dhe angazhimin e shtetit atje për t’i mbështetur juridikisht ish-liderët ushtarakë.

“Ju përmendët strategjinë dhe jo reagimin emocional. Mendoj se kemi një shembull të mirë për të parë, që është situata në Kroaci në vitin 2011 kur gjenerali Ante Gotovina u dënua me 24 vjet burgim. Dhe mes atij momenti dhe apelimeve, qeveria kroate bëri shumë pët t’i mbështetur ata. Duke filluar nga rritja e mbështetjes financiare, e cila në rastin e Kosovës ka qenë një problem. Shumë avokatë në fakt u tërhoqën për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga qeveria jonë deri te kryerja e kërkimeve akademike mbi aktgjykimin, deri te ofrimi që vetë qeveria kroate të ishte mike e gjykatës dhe një lloj dëshmitareje dhe t’i ofronte direkt provat e saj, deri te krijimi i mekanizmave për të siguruar që provat të mos jenë të rreme dhe kështu me radhë. Këto janë të gjitha gjëra që ne mund t’i bëjmë dhe që mund t’i shqyrtojmë. Dhe duket se ekziston një lloj strategjie që mund ta ndjekim. Çfarë hapash konkretë po ndërmerrni tani?”, tha ajo.

“Janë bërë katër ditë. Duket se jemi në një krizë. Ka protesta në Prishtinë. Kjo është shumë e rëndësishme për historinë tonë, për UÇK-në, dhe ju nuk jeni vetëm kryeministër i partisë suaj. Ju jeni kryeministër i të gjithë vendit. Dhe shumë njerëz në vendin tuaj tani janë jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën”, shtoi studentja.

JU REKOMANDOJMË

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend: Fillimisht presim që Kushtetuesja të vendos për konstituimin e Kuvendit

VV-ja i kthen përgjigjen PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend: Fillimisht presim që Kushtetuesja të vendos për konstituimin e Kuvendit
21/09/2026 - 18:51

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer një përgjigje PDK-së, lidhur me nismën e tyre për Projektligjin e Gjykatës Speciale në Kuvend. Njoftimi i plotë: 1. Presim që Gjykata Kushtetuese...

Më shumëDetails

Djali i Jakup Krasniqit: Babai më tha në telefon që prej vendimit jam akoma më i fortë

Djali i Jakup Krasniqit: Babai më tha në telefon që prej vendimit jam akoma më i fortë
21/09/2026 - 18:48

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7. Ai tha se pati një bisedë me babain e tij, që po mbahet në...

Më shumëDetails

Thaçi dërgon të fala nga Haga, falënderon secilin protestues në sheshin e Prishtinës: U bëtë zë i fuqishëm kundër padrejtësisë

Thaçi dërgon të fala nga Haga, falënderon secilin protestues në sheshin e Prishtinës: U bëtë zë i fuqishëm kundër padrejtësisë
21/09/2026 - 18:14

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka ndarë një mesazh prekës pas vizitës së tij të radhës në Hagë, ku është takuar me ish-presidentit Hashim...

Më shumëDetails

Morina: Protestat e vërteta duhet mbahen para zyreve të EULEX-it, Specialja i jep llogari këtij misioni

Morina: Protestat e vërteta duhet mbahen para zyreve të EULEX-it, Specialja i jep llogari këtij misioni
21/09/2026 - 17:55

Pas vendimit për dënimin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale, sot në Kosova Today është diskutuar se si të...

Më shumëDetails

Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së (Video)

Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së (Video)
21/09/2026 - 17:26

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është “objektiv i gabuar” i disa protestuesve në Prishtinë që kanë kërkuar dorëheqjen e saj, pasi ajo...

Më shumëDetails

Ambasadori i BE-së takohet me Ramën: Mbështetja për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit

Ambasadori i BE-së takohet me Ramën: Mbështetja për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit
21/09/2026 - 16:53

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Schuebel tha se në qendër të këtij takimi ishte “mbështetja e BE-së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë