Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti flet për dënimin e krerëve të UÇK-së: Avokatët zgjodhën strategji të gabuar përballë Speciales

21/09/2026 - 18:38
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti flet për dënimin e krerëve të UÇK-së: Avokatët zgjodhën strategji të gabuar përballë Speciales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti është zotuar se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë avokatët e ekipeve mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Apel në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi ata u dënuan me 81 vjet burgim në shkallën e parë.

I pyetur nga një studente shqiptare gjatë vizitës së tij në SHBA se cila është strategjia, Kurti tha se shteti do të kishte bërë më shumë po të kishte vetëm një ekip mbrojtës për të katërtit.

“Shteti i Kosovës mund të kishte bërë më shumë nëse do të kishte pasur një ekip të përbashkët për të katër liderët e UÇK-së. Por nuk ndodhi kështu”, tha ai, siç dëgjohet në një video të publikuar nga VOX Kosova.

“Secili prej liderëve të UÇK-së mori avokatin e tij mbrojtës, ekipin e tij. Kështu që kishim katër ekipe të ndryshme. Dhe është goxha e vështirë për Qeverinë të angazhohet kur ke katër ekipe të ndryshme”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës përmendi se ai vetë s’e ka njohur gjykatën e Serbisë kur është gjykuar, por tha se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, “kishin një qëndrim tjetër”.

“Më njihni shumë mirë. Unë nuk e njoha gjykatën e Serbisë ose të UNMIK-ut kur më gjykuan mua”, tha ai.

“Avokatët mbrojtës të të katër liderëve të UÇK-së kishin një qëndrim tjetër. Ata mendonin se duke punuar ngushtë me Dhomat e Specializuara do të arrinin një rezultat pozitiv”, tha Kurti.

Studentja shqiptare, Anisë Murseli, e cila e pyeti, përmendi rastin e Kroacisë dhe angazhimin e shtetit atje për t’i mbështetur juridikisht ish-liderët ushtarakë.

“Ju përmendët strategjinë dhe jo reagimin emocional. Mendoj se kemi një shembull të mirë për të parë, që është situata në Kroaci në vitin 2011 kur gjenerali Ante Gotovina u dënua me 24 vjet burgim. Dhe mes atij momenti dhe apelimeve, qeveria kroate bëri shumë pët t’i mbështetur ata. Duke filluar nga rritja e mbështetjes financiare, e cila në rastin e Kosovës ka qenë një problem. Shumë avokatë në fakt u tërhoqën për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga qeveria jonë deri te kryerja e kërkimeve akademike mbi aktgjykimin, deri te ofrimi që vetë qeveria kroate të ishte mike e gjykatës dhe një lloj dëshmitareje dhe t’i ofronte direkt provat e saj, deri te krijimi i mekanizmave për të siguruar që provat të mos jenë të rreme dhe kështu me radhë. Këto janë të gjitha gjëra që ne mund t’i bëjmë dhe që mund t’i shqyrtojmë. Dhe duket se ekziston një lloj strategjie që mund ta ndjekim. Çfarë hapash konkretë po ndërmerrni tani?”, tha ajo.

“Janë bërë katër ditë. Duket se jemi në një krizë. Ka protesta në Prishtinë. Kjo është shumë e rëndësishme për historinë tonë, për UÇK-në, dhe ju nuk jeni vetëm kryeministër i partisë suaj. Ju jeni kryeministër i të gjithë vendit. Dhe shumë njerëz në vendin tuaj tani janë jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën”, shtoi studentja.

JU REKOMANDOJMË

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Gjini: Kishte qenë mirë Rama me ia prezantu atë draft Kosovës, kemi shumë të panjohura rreth tij
07/11/2026 - 15:48

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe ka akuzuar pushtetin për keqqeverisje, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies institucionale. Në një...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person

Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, shoqërohet në polici një person
07/11/2026 - 15:23

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia. Ngjarja është regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa deri...

Më shumëDetails

Vëllai i Erona Coklit me mesazh emocionues në protestë: Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?

Vëllai i Erona Coklit me mesazh emocionues në protestë: Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?
07/11/2026 - 14:40

Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ishte i pranishëm edhe Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit, e cila u vra më 12 prill...

Më shumëDetails

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe
07/11/2026 - 14:20

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që...

Më shumëDetails

Arrestohen pesë persona për trafikim me narkotikë në Prishtinë, sekuestrohen kokainë dhe marihuanë

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
07/11/2026 - 14:00

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”

Sami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”
07/11/2026 - 13:45

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandant i UÇK-së, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai e ka dëshiruar dhe ndihmuar Gjykatën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë