Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit

27/09/2026 - 21:13
në Lajme
A A
Demhasaj kërkon që veteranëve të mos iu ndalen kontributet edhe nëse punësohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Arton Demhasaj ka reaguar pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë.

Demhasaj, përmes një reagimi, ka ngritur pikëpyetje rreth qëndrimeve të PDK-së, duke theksuar se në të njëjtën kohë disa nga nënkryetarët e kësaj partie po marrin pjesë në protestën ku, ndër të tjera, kërkohet edhe shkarkimi i ministres Donika Gërvalla.

“Çka po ndodh kështu me PDK-në? Dhe çka është kjo përbuzje ndaj vlerave të luftës?”, ka shkruar Demhasaj.

Ai ka rikujtuar edhe deklaratën e një dite më parë të Bedri Hamzës, ku, sipas tij, kreu i PDK-së kishte paralajmëruar lëvizje nga qëndrimet e partisë për çështjen e presidentit.

“Pak ditë më parë, jo rastësisht, e përmenda emrin e komandantit Ramush Haradinaj për president. Ramushi doli vetë e pak ditë para se të ishte seanca në Hagë e propozoi Thaçin për president, ndërkaq sot PDK-ja e Hashim Thaçit zgjedh të negociojë me shefin e Donika Gërvallës”, ka deklaruar Demhasaj.

Sipas tij, PDK-ja duhet të kishte më shumë guxim në raport me qëndrimet e saj politike dhe me vlerat e dala nga lufta.

“Po ta respektonin pak luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit e të dorëzoheshin”, ka shkruar ai.

Në fund, Demhasaj ka thënë se, sipas tij, një alternativë për PDK-në do të ishte mbështetja e Ramush Haradinajt për president.

“Zgjedhjen e kanë Ramush Haradinajn, veç ta kishin pasur edhe guximin. Zgjedhjet janë afër e kategoritë e dala nga lufta atëherë do ta dinë kush i tradhtoi e kush jo”, ka përfunduar Demhasaj.

JU REKOMANDOJMË

Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë

Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë
27/09/2026 - 21:46

Ferdonije Qerkezi i është bashkuar protestës së mbajtur në Gjakovë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qerkezi, gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta në Prishtinë, sheshi mbushet me qytetarë në ditën e 12-të

Vazhdon protesta në Prishtinë, sheshi mbushet me qytetarë në ditën e 12-të
27/09/2026 - 21:27

Sonte, në sheshin e Prishtinës, po mbahet dita e 12-të e protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Një...

Më shumëDetails

Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
27/09/2026 - 20:59

Gazetari i njohur i CNN-it, Fareed Zakaria, e ka përballur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të kaluarën e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, duke përmendur në mënyrë...

Më shumëDetails

Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
27/09/2026 - 20:35

Seancë plenare pritet të mbahet të hënën në Kuvendin e Kosovës. Pesë pika pritet të jenë në rend të ditës. Rendi i ditës 1. Miratimi i procesverbaleve nga...

Më shumëDetails

Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

Vuçiq thotë se është “i lumtur” që serbët në Kosovë përdorin letërnjoftimet dhe targat e Kosovës
27/09/2026 - 20:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, raporton gazeta serbe Danas.“Jam mirënjohës ndaj qytetarëve që dy herë ma dhanë besimin e tyre. Sot...

Më shumëDetails

Raportohet se Kurti është takuar veçmas me Abdixhikun e Hamzën një ditë para seancës

Raportohet se Kurti është takuar veçmas me Abdixhikun e Hamzën një ditë para seancës
27/09/2026 - 19:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportohet të ketë takuar sot liderët e partive opozitare. Këto takime, sipas këtyre raportimeve, i ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë