Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

29/09/2026 - 15:31
në Lajme
A A
I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Në gjykimin ndaj Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Mentor Maqanit, Adil Thaqit, Ilir Bojkut dhe Sami Nikës, të akuzuar për fajde, detyrim dhe mashtrim, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u dëgjua i dëmtuari Faton Dalladaku, i cili deklaroi se grupi i të akuzuarve përveç se e kishin shkatërruar me kamatë dhe borxh, ishin të rrezikshëm që sipas tij, ta shkatërronin edhe fizikisht.

“… isha në një situatë prej aty e pash që përveç që këta janë duke më shkatërruar me kamatën dhe borxhin që nuk e kisha marrë, ishin të rrezikshëm që të më shkatërronin edhe fizikisht”, tha Dalladaku.

Gjatë deklarimit, i dëmtuari Faton Dalladaku rrëfeu për një takim në Tiranë dhe në Vlorë së bashku me Rrahim Hashimin, Islam Selimin dhe Ismet Osmanin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në ato takime, ai tha se kishte vizituar një lokal kazinoje që ishte në vlerën prej 700 mijë euro, vlerë e cila siç tha Dalladaku, flitej që të futej në kuadër të kompensimeve, borxhit dhe kamatës që kishte ai ndaj tyre.

Sipas Dalladakut, Osmani gjatë atij takimi në Tiranë, i kishte thënë se për hir të Rrahim Hashimit për tre muajt e ardhshëm nuk do të llogarisë kamatën për borxhin që e kishte.

Ndërkaq për shtëpinë në Pejton, Dalladaku tha se i akuzuari tjetër Sami Nika i ishte drejtuar me fjalët “shtëpia është e imja, bjeri paret ja ta rrafshoj me bollduzher”.

Ndërkaq, Dalladaku tha se i ishte përgjigjur se shtëpia rrënohet duke qenë në bolduzher/kamion.

Dalladaku foli edhe për një shumë prej 775 mijë euro, që tha se ishte fajdeja që ishte paguar përmes një prone tre-hektarëshe, e që sipas tij, te noteri kishte dalë në emër të Sami Nikës, dhe kishte mbetur edhe një shumë prej 250 mijë euro, si fajde e re.

Sipas Dalladakut, shtëpia që e kishte në Pejton, i ishte thënë nga Osmani se nuk kthehet sepse ka borxh të ri prej 250 mijë euro.

“Pas një kohe, kur e kemi pyet Ismet Osmanin, ai më tha se Sami Nika nuk mundet me ardhë prej Gjermanisë. Ka përdorë disa fjalë dhe se gjatë një vjedhje në Gjermani ai ka kërcyer nga kati katër dhe i ka thyer dy këmbët dhe është lëndu. A ka qenë e vërtetë apo shaka s’e di dhe se shtëpia nuk mundet me u kthy se e ke borxhin prej 250 mijë euro”, tha Dalladaku.

Për këtë borxh prej 250 mijë euro, i dëmtuari tha se nuk kishte pasur mundësi të paguante për faktin se për tokën nga i binte autostrada, Ministria nuk e kishte realizuar me kohë pagesën.

Ndryshe, rasti tani po gjykohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Alban Ajvazi dhe anëtarët Gent Beka dhe Agim Kuçi, pasi që kryetarja paraprake trupit gjykues, Medie Bytyqi është avancuar si gjyqtare në Departamentin Special.

Në këtë rast, Ismet Osmani-Curri, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrimi”.

Avokati i “Currit”, Besnik Berisha kishte kërkuar përjashtimin e kryetares se trupit Gjykues, Medie Bytyqit. Mirëpo, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit. Këtë kërkesë, e refuzoi edhe Apeli.

Foto: Arkiv gjatë këtij gjykimi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori britanik: Aktgjykimet në Hagë nuk janë gjykim për të ardhmen e Kosovës

Ambasadori britanik: Aktgjykimet në Hagë nuk janë gjykim për të ardhmen e Kosovës
29/09/2026 - 17:17

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka rikujtuar rolin e Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë vitit 1999, duke theksuar se Londra mbetet e përkushtuar...

Më shumëDetails

FBI-ja i gjurmoi – si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

FBI-ja i gjurmoi  – si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova
29/09/2026 - 17:12

Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Rydox funksionoi për vite me radhë, duke...

Më shumëDetails

Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz
29/09/2026 - 17:00

Një deklaratë e rëndë, me përmbajtje seksiste ndaj grave, dyshohet se është bërë nga një punëtor i kompanisë “Hej Taxi” gjatë një komunikimi me një shtetas amerikan, i...

Më shumëDetails

Kërkesa e kalkulime në presion të afatit, PDK do shpejt ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV thotë së pari zgjedhja e Presidentit

Kërkesa e kalkulime në presion të afatit, PDK do shpejt ndryshimin e ligjit për Specialen, LVV thotë së pari zgjedhja e Presidentit
29/09/2026 - 16:50

PDK-ja po kërkon që të ndryshohet urgjentisht ligji për Gjykatën Speciale pas dënimit në shkallë të parë të ish-krerëve të UÇK-së. Kanë mbetur më pak se një javë...

Më shumëDetails

Sekretari amerikan i Shtetit reagon pas incidentit të dyshimtë pranë bazës ajrore britanike

Sekretari amerikan i Shtetit reagon pas incidentit të dyshimtë pranë bazës ajrore britanike
29/09/2026 - 16:22

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se incidenti i dyshimtë pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford “qartësisht përfshin duart e një aktori të huaj”, ndërsa hetimet...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera
29/09/2026 - 15:58

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë marrë thirrje, në cilësinë e të dyshuarve,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lotina dhe Mozziku më të dashuruar se kurrë, pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit

    Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Këta janë gjyqtarët e Apelit në rastin e krerëve të UÇK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë