Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos na qitni hi syve!”, Çitaku i reagon ambasadorit britanik për Hagën

29/09/2026 - 18:57
në Lajme
A A
“Mos na qitni hi syve!”, Çitaku i reagon ambasadorit britanik për Hagën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Çitaku ka kundërshtuar deklaratën se dënimet në Hagë kanë të bëjnë me “krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme”, duke argumentuar se çështja, sipas saj, është më e gjerë.

Ajo ka thënë se në proceset gjyqësore në Hagë është trajtuar edhe pretendimi për ekzistimin e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, duke e cilësuar këtë si thelbin dhe peshën e vendimit.

“Qartazi, Ambasadori i nderuar as nuk e ka lexuar aktakuzën, as nuk e ka përcjellë procesin, e as nuk e ka dëgjuar aktvendimin e Gjykatës”, ka shkruar Çitaku.

“Sepse këtu nuk bëhet fjalë për dënime për vepra individuale. UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike”, ka shkruar tutje ajo.

Çitaku ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, mund të interpretohet dhe trajtohet ky vendim në diskursin politik.

“Mos na qitni hi syve. Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka theksuar se nuk do ta pranojë që lufta e UÇK-së të përshkruhet në terma që, sipas saj, e barazojnë atë me kriminalitetin

“Po ne jo. Ne nuk kemi me heshtë derisa lufta jonë për liri të përshkruhet me gjuhën e kriminalitetit. Nuk kemi me e pranu që historia jonë të rishkruhet për komoditetin politik të askujt. Jo. Jo në emrin tim”, ka thënë Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Ne besuam me të drejtë të plotë se udhëheqësit tanë do të shpallen të pafajshëm, ndodhi padrejtësia

Hamza: Ne besuam me të drejtë të plotë se udhëheqësit tanë do të shpallen të pafajshëm, ndodhi padrejtësia
29/09/2026 - 21:09

Kjryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, sonte është i ftuar në Pressing në T7. Duke komentuar aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së, Hamza tha; “Bazuar...

Më shumëDetails

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin për Specialen”

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin për Specialen”
29/09/2026 - 20:50

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur qëndrimin e prerë të partisë së saj lidhur me vazhdimin e punimeve në Kuvendin e Kosovës....

Më shumëDetails

Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit
29/09/2026 - 20:41

I emëruar në krye të Portit të Durrësit, Liburn Aliu kontaktoi brenda një jave me Vlorën, Ilir Prodën dhe Ergys Agasin; por bisedat nuk ishin për luftën kundër...

Më shumëDetails

Kadriu pas vendimit të Kushtetueses: Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje

Kadriu pas vendimit të Kushtetueses: Nuk e kemi luksin të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje
29/09/2026 - 20:38

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesat KO256/26 dhe KO258/26. Kryeziu ka thënë se...

Më shumëDetails

Protesta për çlirimtarët, Endriti rishpërndan thirrjen e Elvanës

Protesta për çlirimtarët, Endriti rishpërndan thirrjen e Elvanës
29/09/2026 - 20:06

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 1 tetor në mbështetje të çlirimtarëve. Përmes një publikimi në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
29/09/2026 - 19:54

Bashkëshortja e kryeministrit Kurti, Rita Augestad Knudsen, është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore në Institutin Norvegjez të Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI). NUPI ka njoftuar përmes një postimi se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lotina dhe Mozziku më të dashuruar se kurrë, pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit

    Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë