Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos na qitni hi syve!”, Çitaku i reagon ambasadorit britanik për Hagën

29/09/2026 - 18:57
në Lajme
A A
“Mos na qitni hi syve!”, Çitaku i reagon ambasadorit britanik për Hagën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Çitaku ka kundërshtuar deklaratën se dënimet në Hagë kanë të bëjnë me “krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme”, duke argumentuar se çështja, sipas saj, është më e gjerë.

Ajo ka thënë se në proceset gjyqësore në Hagë është trajtuar edhe pretendimi për ekzistimin e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, duke e cilësuar këtë si thelbin dhe peshën e vendimit.

“Qartazi, Ambasadori i nderuar as nuk e ka lexuar aktakuzën, as nuk e ka përcjellë procesin, e as nuk e ka dëgjuar aktvendimin e Gjykatës”, ka shkruar Çitaku.

“Sepse këtu nuk bëhet fjalë për dënime për vepra individuale. UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike”, ka shkruar tutje ajo.

Çitaku ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, mund të interpretohet dhe trajtohet ky vendim në diskursin politik.

“Mos na qitni hi syve. Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka theksuar se nuk do ta pranojë që lufta e UÇK-së të përshkruhet në terma që, sipas saj, e barazojnë atë me kriminalitetin

“Po ne jo. Ne nuk kemi me heshtë derisa lufta jonë për liri të përshkruhet me gjuhën e kriminalitetit. Nuk kemi me e pranu që historia jonë të rishkruhet për komoditetin politik të askujt. Jo. Jo në emrin tim”, ka thënë Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
29/09/2026 - 19:54

Bashkëshortja e kryeministrit Kurti, Rita Augestad Knudsen, është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore në Institutin Norvegjez të Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI). NUPI ka njoftuar përmes një postimi se...

Më shumëDetails

Tirana nderon krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi “Qytetarë Nderi”

Tirana nderon krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi “Qytetarë Nderi”
29/09/2026 - 19:42

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë tashmë “Qytetarë Nderi” të Tiranës, pas miratimit të vendimit nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit. Nisma, e propozuar nga...

Më shumëDetails

Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve?

Kryeziu e pyet LVV-në: A është kontrolli i Presidentit më i rëndësishëm se funksionimi i institucioneve e shmangia e zgjedhjeve?
29/09/2026 - 19:15

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka rikujtuar se kanë mbetur edhe shtatë ditë për arritjen e një marrëveshjeje politike, para se vendi të shkojë për...

Më shumëDetails

Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën

Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën
29/09/2026 - 19:04

sh-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po vazhdon të dëshmojë sot përpara Kongresit amerikan. Smith po merret në pyetje nga kongresistët republikanë për ndjekjen që...

Më shumëDetails

Pamje nga Lushnja, ngordhin peshqit në rezervuarin e Kasharajt pas uljes së nivelit të ujit

Pamje nga Lushnja, ngordhin peshqit në rezervuarin e Kasharajt pas uljes së nivelit të ujit
29/09/2026 - 18:44

Fillimisht u dyshua se rënia e nivelit të ujit në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë kishte ardhur për shkak të mungesës së reshjeve, por më pas u bë...

Më shumëDetails

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë
29/09/2026 - 18:35

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Përmes një postimi në facebook, Gjini e ka cilësuar takimin si “vëllazëror”, ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lotina dhe Mozziku më të dashuruar se kurrë, pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit

    Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë gjyqtarët e Apelit në rastin e krerëve të UÇK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë