Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

30/09/2026 - 19:49
në Lajme
A A
Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Teksa vëmendja publike ishte përqendruar te ajo që në rrjet është cilësuar si një “love story” mes SHISH-it dhe krimit, si edhe te personazhet që shfaqen në videot e Gys Agasit, mbrëmjen e djeshme u publikuan disa video intime, të cilat u fshinë disa orë më vonë.

Në qendër të këtyre publikimeve pretendohet se ishte kompozitori Adrian Hila. Sipas materialeve dhe pretendimeve që qarkulluan online, studioja e tij muzikore ishte përdorur edhe për regjistrime me përmbajtje intime, ku pretendohet se kanë marrë pjesë një numër artistesh shqiptare.

Për shkak të natyrës së materialeve dhe pretendimeve të ngritura rreth tyre, në rrjet Hila është cilësuar nga disa komentues edhe si “Epsteini shqiptar”.

Pretendimet për filmime pa dijeni

Fillimisht ishte gazetari i kronikës rozë, Elton Tozaj, ai që sinjalizoi publikimin e videove. Sipas pretendimeve të tij, Hila dyshohet se ka regjistruar disa prej partnereve të tij në momente intime përmes kamerave të fshehta, pa dijeninë apo pëlqimin e personave që shfaqen në materiale.

Tozaj ka vijuar publikimet dhe denoncimet e tij, pavarësisht rasteve kur, sipas kritikëve, ekspozimi i jetës private të personave të njohur ka kaluar kufijtë e privatësisë.

Cilët emra përmenden në materialet e publikuara?

Në disa prej materialeve të publikuara online janë përmendur emra të njohur të skenës shqiptare. Ndër personat e identifikuar në raportimet që qarkulluan është këngëtarja Eli Fara, e cila pretendohet se shfaqet duke kënduar në studion e Adrian Hilës.

Në të njëjtin kontekst është përmendur edhe aktorja dhe producentja Monika Lubonja. Një prej faqeve të njohura të humorit dhe ironisë, Lolita, ka komentuar një prej videove me shprehjen: “Njëra nga ato nuk pushonte së foluri. Vetëm reforma territoriale i mbeti pa diskutuar”.

Në materialet online është përmendur edhe lidhja e dikurshme e Eli Farës me politikanin Fatmir Mediu, në një kohë kur ky i fundit vijonte takimet në SHBA dhe publikonte fotografi me senatorë amerikanë.

Pretendimet për marrëdhënie seksuale në grup

Pjesa më e diskutuar e materialeve lidhet me pretendimet se në studion e Hilës janë zhvilluar edhe marrëdhënie seksuale në grup.

Sipas përshkrimeve që shoqëruan videot, në disa prej tyre pretendohet se një artiste kryen marrëdhënie seksuale me dy ose më shumë burra. Nga këqyrja dhe interpretimi i materialeve të publikuara online, është pretenduar gjithashtu se të paktën 17 artiste kanë frekuentuar studion.

Në disa publikime janë dhënë vetëm inicialet e personave që pretendohet se shfaqen në materiale: Z. Ç., M. K., R. R., F. R., E. B., B. N., G. L., A. T., O. R., R. S., K. H., K. D., A. Sh., D. Zh. dhe Y. N.

Dyshimet për hiperseksualitet

Në disa prej komenteve që pasuan publikimin e videove është ngritur edhe hipoteza se intensiteti dhe numri i partnerëve mund të lidhen me një çrregullim të sjelljes të përshkruar si hiperseksualitet.

Hiperseksualiteti përdoret për të përshkruar sjellje ose impulse seksuale të pakontrolluara apo të vështira për t’u menaxhuar, por vetëm numri i partnerëve apo frekuenca e marrëdhënieve seksuale nuk mjafton për të vendosur një diagnozë. Një vlerësim i tillë mund të bëhet vetëm nga profesionistë të shëndetit mendor mbi bazën e kritereve përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!
30/09/2026 - 20:39

Gani Geci i është përgjigjur publikisht ftesës së Xhavit Halitit për një debat ballë për ballë me personat që janë kundër ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga...

Më shumëDetails

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje
30/09/2026 - 20:32

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë...

Më shumëDetails

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet me protesta

Von der Leyen: Gatishmëria e Hamasit është inkurajuese, duhet të shfrytëzohet momenti
30/09/2026 - 20:10

Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën. Mirëpo vizita e saj do të pritet me...

Më shumëDetails

Tasholli paralajmëron pjesëmarrje masive: Nuk ka me pas vend me lëshu gjilpanën nesër

Tasholli paralajmëron pjesëmarrje masive: Nuk ka me pas vend me lëshu gjilpanën nesër
30/09/2026 - 19:37

Me moton "Jo në emrin tim", nesër me fillim nga ora 16:00 do të mbahet një nga protestat më të mëdha në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Një...

Më shumëDetails

Muharremi kritikon Kurtin: 102 milionë euro do duhej të ndaheshin për procesin e Apelit, jo për pagën e 13-të

Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
30/09/2026 - 19:27

Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e planifikimit të 102 milionë eurove, duke argumentuar se këto mjete do të duhej të përdoreshin për mbrojtjen dhe procesin e...

Më shumëDetails

I takonte Grupit të Intelektualëve, familja e Adem Beqirit del me njoftim

I takonte Grupit të Intelektualëve, familja e Adem Beqirit del me njoftim
30/09/2026 - 19:10

Pas 27 vitesh nga zhdukja e tij, familja Beqiri ka njoftuar për rivarrimin e Adem (Muhamet) Beqirit, mbetjet e të cilit janë gjetur në një varrezë masive në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë