Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bëhuni gati, këto temperatura na presin në fundjavë

14/01/2022 - 22:04
në Lajme
A A
Bëhuni gati, këto temperatura na presin në fundjavë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendin tonë e ka kapluar i ftohti. Në fundjavë vranësira kalimtare dhe kthjellime ditën e diel, me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. Orëve të mëngjesit ngrica.

Sipas Prishtina Weather mot i qëndrueshëm parashihet në ditët e fundjavës. Ditën e shtunë me vranësira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vranësirave, që ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth viseve kodrinoro-malore. E nga dita e mërkurë kthjellime, me mjegull në vise të ulëta.

Kushtet atmosferike në këto ditë fundjave, me paraqitjen e inverzioneve të temperaturës dhe dominimit të fushave të presionit të lartë, mbajnë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Ditën e shtunë në pjesë ku pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, shkurtimisht vije te një përmirësim i gjendjes ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit kalojnë në vlera të pranueshme.

15.01 – Në mëngjes vranësira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën me kthjellime e intervale me diell.

16.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

17.01 – Pjesërisht vranët. Përreth viseve malore nga jugu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.

18.01 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu, e përreth viseve kodrinoro malore edhe reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen.

19.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, ditën kryesisht kthjellët e me diell.

Temperaturat me një tendencë të rritjes deri nga dita e hënë. Minimalet luhaten nga -6C deri -3C, e të mërkurën zbresin në -7C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 6C ditën e hënë, e më pas zbresin në 3C e 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Të shtunën era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 4-9m/s, e më pas dominojnë qetësitë, e ditën e martë frynë mesatare nga veriperëndimi 4-7m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rënie të lehtë, por që mbetet e lartë, e nga dita e martë sërish në rritje lartë mbi vlera normale.

JU REKOMANDOJMË

Ahmeti: Mijëra qytetarë mbrëmë i thanë jo serbizimit të Tetovës

Ahmeti: Mijëra qytetarë mbrëmë i thanë jo serbizimit të Tetovës
27/06/2026 - 15:36

Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar pas protestës së mbajtur mbrëmjen e së premtes në Tetovë kundër ndryshimit të emrave të disa rrugëve në qytet, duke e...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë
27/06/2026 - 15:22

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati” në Parkun e Qytetit në Prishtinë. Ekipet e zjarrfikësve, ekipet...

Më shumëDetails

Kaos në Francë nga vala e të nxehtit, blerësit përleshen për kondicionerë

Kaos në Francë nga vala e të nxehtit, blerësit përleshen për kondicionerë
27/06/2026 - 14:59

Valët e të nxehtit tropikal që kanë përfshirë Francën kanë shkaktuar panik dhe dyndje të qytetarëve nëpër dyqane, të cilët po përpiqen të sigurojnë pajisje ftohëse si ventilatorë...

Më shumëDetails

Blerim Latifi: Jemi shtet pa helikopterë ushtarakë, por kjo s’na ka penguar t’ua “kallxojmë vendin” atyre që na ruajnë

Blerim Latifi, për raportin e PISA-s: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit
27/06/2026 - 14:27

Ish-ushtari i UÇK’së dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka shkruar sot për disa helikopterë që i ka parë të fluturojnë ultë në drejtim të Pejës e Prishtinës. Latifi...

Më shumëDetails

Temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndet, IKSHPK jep rekomandimet se si të mbrohemi

2024-ta mund të jetë viti më i nxehtë në botë pasi qershori thyen rekorde
27/06/2026 - 14:09

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se temperaturat e larta që janë parashikuar për këtë javë mund të kenë ndikim në shëndet, gjersa ka dhënë rekomandime se...

Më shumëDetails

Çitaku për gazin: Kosova nuk bëhet më e fortë duke i kthyer shpinën Amerikës, përkundrazi

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
27/06/2026 - 13:54

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar situatën me gazin amerikan, duke thënë që kjo çështje shkon përtej gazit, dhe ka të bëjë me mesazhin që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë