Mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt u shty pasi nuk kishte kuorum ku munguan 6 deputetë.
Në mesin e atyre që munguan ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Osmani Musliu, i cili u pyet nga Insajderi për arsyen e mungesës por ai u përgjigj me tone të ashpra duke mos dhënë sqarime.
“Është shtyrë për në orën 12:00. Nuk e kam obligim me të dhënë përgjigje për çka, qysh. Është shtyrë në orën 12:00”, deklaroi Musliu.
Në mbledhje munguan gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit: Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jovana Radosavljeviq.














