Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se ardhja e tyre është dashur të jetë me leje dhe dikush është dashur të arrestohet.
“Ardhja e tyre nga Serbia duhet me kanë me leje. Kjo është një vazhdimësi dhe është e papranueshme. Ata mujn me pa andrra, por institucionet e Kosovës duhet me i përcjellë vizitat e tyre. Duhet me u zbatu ligji, ata duhet me u arrestu”, ka thënë Haradinaj.













