Mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt dështoi të mbahet nga ora 09:00 për shkak të kuorumit, por ajo mbledhja ka filluar të mbahet nga ora 12:00, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por kësaj radhe prapë nuk janë 11 anëtarët e komisionit, pasi aty mungon deputetja e LDK-së Doarsa Kica Xhelili.
Në orën 09:00 munguan 6 deputetë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jovana Radosavljeviq, gjë që bëri që mbledhja të dështojë dhe të shtyhet për në orën 12:00./Veriu.info/












