Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës

07/10/2026 - 10:12
në Kryesore, Lajme
A A
Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula, e cila deri tash ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), vjen në këtë pozitë me një karrierë të gjatë akademike dhe publike.

Ajo ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e Teorisë dhe Politikës së Zhvillimit Ekonomik i ka vijuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku është diplomuar në vitin 1984. Ndërsa, sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, doktoratën e ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën akademike e nisi në vitin 1978 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, fillimisht si asistente në lëndën “Kërkimet Operacionale”. Gjatë viteve ajo avancoi në të gjitha nivelet akademike, ndërsa në vitin 2004 u zgjodh profesore ordinare.

Gjatë karrierës universitare, Shiroka-Pula ka shërbyer edhe si shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ajo ka kryer edhe studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, përfshirë në Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shiroka-Pula ka pasur edhe përvojë në politikë dhe në institucionet publike. Nga viti 2008 deri më 2011 ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, gjatë viteve 2011–2014, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Para zgjedhjes në postin e presidentes, ajo ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Washington Post: Presidentja e re e Kosovës zgjidhet natën vonë, do t’i duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë

Washington Post: Presidentja e re e Kosovës zgjidhet natën vonë, do t’i duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë
07/10/2026 - 11:13

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur ekonomisten dhe akademiken Justina Shiroka Pulën presidente të re të vendit, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhja e saj u...

Më shumëDetails

Schuebel uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula

Schuebel uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula
07/10/2026 - 10:57

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Schuebel tha se pret të punojë me Presidenten Shiroka Pula,...

Më shumëDetails

“Shumë punë na pret”, Çka po paralajmëron Ramadani i Aleancës?

“Shumë punë na pret”, Çka po paralajmëron Ramadani i Aleancës?
07/10/2026 - 10:46

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se qeveria e Kurtit duhet të jetë nën mbikëqyrje dhe llogaridhënie të plotë. Ramadani tha se Aleanca do të jetë “syhapur...

Më shumëDetails

Sot inaugurohet Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula – ceremonia nis në orën 15:00

Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës
07/10/2026 - 10:34

Në orën 15:00 do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia do të shënojë zyrtarisht marrjen e detyrës nga Shiroka-Pula, e...

Më shumëDetails

Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen

Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen
07/10/2026 - 10:16

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se protestat do të vazhdojnë. Megjithatë, ai tha se protestat nuk do...

Më shumëDetails

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm
07/10/2026 - 09:48

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se nata e mbrëmshme ishte e gjatë për Kosovën, por se ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1052 Shpërndaje
    Shpërndaje 421 Tweet 263
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali me videot e Adrian Hilës, edhe tre vajza të tjera të përfshira

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë