Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës

07/10/2026 - 10:12
në Kryesore, Lajme
A A
Gruaja e tretë që ulet në Presidencë – profili i Justina Shiroka-Pulës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula, e cila deri tash ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), vjen në këtë pozitë me një karrierë të gjatë akademike dhe publike.

Ajo ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e Teorisë dhe Politikës së Zhvillimit Ekonomik i ka vijuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku është diplomuar në vitin 1984. Ndërsa, sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, doktoratën e ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën akademike e nisi në vitin 1978 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, fillimisht si asistente në lëndën “Kërkimet Operacionale”. Gjatë viteve ajo avancoi në të gjitha nivelet akademike, ndërsa në vitin 2004 u zgjodh profesore ordinare.

Gjatë karrierës universitare, Shiroka-Pula ka shërbyer edhe si shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ajo ka kryer edhe studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, përfshirë në Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shiroka-Pula ka pasur edhe përvojë në politikë dhe në institucionet publike. Nga viti 2008 deri më 2011 ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, gjatë viteve 2011–2014, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Para zgjedhjes në postin e presidentes, ajo ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm
07/10/2026 - 09:48

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se nata e mbrëmshme ishte e gjatë për Kosovën, por se ajo...

Më shumëDetails

“Zgjedhja e saj erdhi në një fazë sfiduese”, Rama uron presidenten Shiroka-Pula

“I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat” – Rama reagon për protestën në bulevard
07/10/2026 - 09:42

Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, tha se zgjedhja e saj...

Më shumëDetails

Dërgohet në Kushtetuese zgjedhja e presidentes së Republikës së Kosovës

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit
07/10/2026 - 09:22

Avokati Arianit Koci ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese njoftimin për moszbatim të aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26 Në një video të publikuar, Koci thotë se Gjykata kishte...

Më shumëDetails

Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit

Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit
07/10/2026 - 09:16

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin...

Më shumëDetails

Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në

Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në
07/10/2026 - 08:44

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së....

Më shumëDetails

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike
07/10/2026 - 08:24

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar pse ajo dhe deputetët që e mbështesin nuk votuan për Justina Shiroka Pulën, e cila sonte u zgjodh presidente...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1051 Shpërndaje
    Shpërndaje 420 Tweet 263
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj deputetit Rexhepi, dihet identiteti i tij

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë