Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Respektoni pavarësinë tonë, shmangni presionin

09/10/2026 - 19:41
në Lajme
A A
Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Respektoni pavarësinë tonë, shmangni presionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se lënda që lidhet me kontestin gjyqësor për bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) është në shqyrtim, pas paralajmërimit të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje për protestë para objektit të gjykatës.

Në reagim, Supremja ka kërkuar që të shmanget çfarëdo forme e presionit ndaj tyre.

Një ditë më herët, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga kjo Gjykatë që ta shqyrtojë me prioritet rastin në fjalë.

Gjykata Supreme ka thënë se i kupton edhe shqetësimet e punëtorëve të NPB-së, të cilët, sipas informacioneve të bëra publike, janë përballur me vonesa në marrjen e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

“Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, rikujton rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes gjyqësore”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Sqarim i Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me paralajmërimin për protestë të punëtorëve të NPB-së, para objektit të Gjykatës

Gjykata Supreme e Kosovës, lidhur me paralajmërimin për organizimin e një proteste para objektit të Gjykatës, në kontekstin e çështjes gjyqësore që ka të bëjë me bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe pamundësinë e ekzekutimit të pagave për punëtorët e saj, sqaron opinionin publik si në vijim:

Lënda lidhur me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar në Gjykatën Supreme më datë 21 gusht 2026, me numër E. Rev. nr. 49/2026, dhe aktualisht është në punë.

Gjykata Supreme e kupton rëndësinë e shqetësimeve të ngritura lidhur me gjendjen e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, të cilët, sipas informacioneve të bëra publike, janë përballur me vonesa në realizimin e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

Megjithatë, Gjykata thekson se shqyrtimi i çështjeve gjyqësore zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përcaktimi i prioriteteve për shqyrtimin e lëndëve bëhet në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë të palëve.

Për kohëzgjatjen e shqyrtimit të lëndës konkrete, Gjykata Supreme nuk mund të paragjykojë afatin e përfundimit të saj. Çdo vendimmarrje do të merret në bazë të ligjit dhe të rrethanave të çështjes, në ushtrim të pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore.

Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, rikujton rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes gjyqësore.

Gjykata Supreme mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke siguruar që çdo lëndë të trajtohet sipas ligjit, me paanshmëri dhe në përputhje me standardet e administrimit të drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve

Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
09/10/2026 - 21:33

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) është takuar me kongresistin amerikan Gregory Meeks, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, Shqipërinë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Sipas Këshillit, në...

Më shumëDetails

Sulmohet aeroporti i Moskës

Sulmohet aeroporti i Moskës
09/10/2026 - 21:29

Moska nën sulm, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportet e kryeqytetit rus. Moska dhe rajoni përreth saj janë vënë në shënjestër të një sulmi me dronë dhe balona...

Më shumëDetails

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës
09/10/2026 - 21:23

Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës, duke thënë se “çdokush që ka shpërdoruar besimin e dhënë, duhet të mbajë përgjegjësi përpara...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane flet për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula: Mezi presim të punojmë bashkë

Ambasada amerikane flet për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula: Mezi presim të punojmë bashkë
09/10/2026 - 21:11

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga një zëdhënës i...

Më shumëDetails

SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, vjen reagimi nga BE

SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare, vjen reagimi nga BE
09/10/2026 - 21:00

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka reaguar pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës që pesë vjet pa uniforma të reja

Policia e Kosovës që pesë vjet pa uniforma të reja
09/10/2026 - 20:54

“Uniforma nuk është shpërndarë që nga viti 2021, ka pas shpërndarje vetëm aty ku ka pasur nevojë, por uniformë të rregullt, me shpërnda qysh është me rregullore deri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    264 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë