Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Respektoni pavarësinë tonë, shmangni presionin

09/10/2026 - 19:41
në Lajme
A A
Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Respektoni pavarësinë tonë, shmangni presionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se lënda që lidhet me kontestin gjyqësor për bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) është në shqyrtim, pas paralajmërimit të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje për protestë para objektit të gjykatës.

Në reagim, Supremja ka kërkuar që të shmanget çfarëdo forme e presionit ndaj tyre.

Një ditë më herët, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga kjo Gjykatë që ta shqyrtojë me prioritet rastin në fjalë.

Gjykata Supreme ka thënë se i kupton edhe shqetësimet e punëtorëve të NPB-së, të cilët, sipas informacioneve të bëra publike, janë përballur me vonesa në marrjen e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

“Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, rikujton rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes gjyqësore”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Sqarim i Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me paralajmërimin për protestë të punëtorëve të NPB-së, para objektit të Gjykatës

Gjykata Supreme e Kosovës, lidhur me paralajmërimin për organizimin e një proteste para objektit të Gjykatës, në kontekstin e çështjes gjyqësore që ka të bëjë me bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe pamundësinë e ekzekutimit të pagave për punëtorët e saj, sqaron opinionin publik si në vijim:

Lënda lidhur me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar në Gjykatën Supreme më datë 21 gusht 2026, me numër E. Rev. nr. 49/2026, dhe aktualisht është në punë.

Gjykata Supreme e kupton rëndësinë e shqetësimeve të ngritura lidhur me gjendjen e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, të cilët, sipas informacioneve të bëra publike, janë përballur me vonesa në realizimin e pagave si pasojë e bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes.

Megjithatë, Gjykata thekson se shqyrtimi i çështjeve gjyqësore zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përcaktimi i prioriteteve për shqyrtimin e lëndëve bëhet në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë të palëve.

Për kohëzgjatjen e shqyrtimit të lëndës konkrete, Gjykata Supreme nuk mund të paragjykojë afatin e përfundimit të saj. Çdo vendimmarrje do të merret në bazë të ligjit dhe të rrethanave të çështjes, në ushtrim të pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore.

Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Njëkohësisht, rikujton rëndësinë e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe të shmangies së çdo forme të presionit që mund të perceptohet si ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes gjyqësore.

Gjykata Supreme mbetet e përkushtuar në ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, duke siguruar që çdo lëndë të trajtohet sipas ligjit, me paanshmëri dhe në përputhje me standardet e administrimit të drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve

KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
09/10/2026 - 20:36

Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një seri marshimesh malore në terrene të vështira në Kosovë,...

Më shumëDetails

Po shkonin tek Ardita Sinani për ngushëllime/ Deputetët e LVV-së ndalohen në kufirin serb

Po shkonin tek Ardita Sinani për ngushëllime/ Deputetët e LVV-së ndalohen në kufirin serb
09/10/2026 - 20:09

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkë me Fatmire Kollçakun dhe Liza Gashin iu është ndaluar vizita në Preshevë. Të shoqëruar nga...

Më shumëDetails

Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje
09/10/2026 - 19:48

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Livoçin e Ulët të Gjilanit, ku dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja shëndetësore e të pla’gosurit në Gjilan

Kjo është gjendja shëndetësore e të pla’gosurit në Gjilan
09/10/2026 - 19:25

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente...

Më shumëDetails

Haxhiu reagon pas vr’asjes së dyfishtë në Gjilan

Aktgjykimi dënues në Hagë, reagon Albulena Haxhiu
09/10/2026 - 18:56

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ajo tha se...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
09/10/2026 - 18:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të mëdha” për naftën, pasi çmimet mbeten në nivele rekord në javët para zgjedhjeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë