Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Policia: 21 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat

10/10/2026 - 09:40
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Policia: 21 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, qindra fishekë dhe prova të tjera materiale gjatë bastisjeve në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri në Livoç të Ulët të Gjilanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë hetimeve janë sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1 mijë e 600 diabolla për pushkë pneumatike, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, në dy lokacione ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha. Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë brenda veturës së të dyshuarit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale. Për këtë armë, i dyshuari kishte leje të skaduar.

Si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe pajisje DVR të kamerave të sigurisë.

Rasti i rëndë kishte ndodhur më 9 tetor në fshatin Livoç të Ulët, ku i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj, të cilët kanë vdekur, si dhe djalin e axhës së bashkëshortes, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Gjilanit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i plotë:

VRASJE E RËNDË & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Livoç i Ulët, Gjilan  09.10.2026 – 14:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri tre viktimat, një femër-bashkëshorten e tij, një mashkull- vëllai i bashkëshortes dhe viktimën tjetër mashkull-djali i axhës së bashkëshortes. Si pasojë, dy viktimat e para kanë ndërruar jetë, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore që i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në dy vende të ngjarjes janë sekuestruar katër fishekë, njëzetenjë gëzhoja dhe pesë predha si dhe brenda veturës së të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vepra për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike. Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

JU REKOMANDOJMË

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri
10/10/2026 - 10:11

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 16 shtatori ka shënuar një ndryshim në skenën politike të Kosovës, duke vlerësuar se mobilizimi është nxitur...

Më shumëDetails

Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
10/10/2026 - 09:16

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku mbeti...

Më shumëDetails

16 vjeçari nga Kosova shkakton kaos në Zvicër, me skuter të vjedhur nuk i ndalet Policisë në autostradë

16 vjeçari nga Kosova shkakton kaos në Zvicër, me skuter të vjedhur nuk i ndalet Policisë në autostradë
10/10/2026 - 00:52

Një 16-vjeçar kosovar nga kantoni i Aargaut në Zvicër është arrestuar pasi tentoi t’i ikte policisë me skuter të vjedhur në autostradën A1, duke kryer disa shkelje të...

Më shumëDetails

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës
09/10/2026 - 22:53

Imami i Xhamisë në Dheun e Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vrasjes së Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, Nafije Bogujevci, në Livoç të Ulët...

Më shumëDetails

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!
09/10/2026 - 22:45

Lutfi Haziri ka deklaruar se ka qenë pro votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se mosvotimi nga ana e subjektit të tij nuk ishte çështje...

Më shumëDetails

Haziri nuk e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryetar të LDK-së: Për herë të parë, presidenti s’kaloi nga zyret tona

A e voton LDK-ja nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, tregon Lutfi Haziri
09/10/2026 - 22:38

Lutfi Haziri ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se një vendim të tillë do ta shqyrtojë vetëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë