Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vinicius kërkon falje pas kartonit të kuq

11/10/2026 - 14:22
në Sport
A A
Vinicius kërkon falje pas kartonit të kuq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vinícius Jr ka kërkuar falje ndaj bashkëlojtarëve dhe tifozëve të Real Madridit pas kartonit të kuq të marrë në fitoren 1:0 ndaj Villarrealit, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi brazilian hyri në lojë në minutën e 52-të, por vetëm 20 minuta më vonë u përjashtua pas një incidenti me Nathan Saliba, të cilit ia tërhoqi flokët. Fillimisht, Vinícius mendoi se kishte shënuar golin e dytë për madrilenët, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua dhe gjyqtari vendosi ta ndëshkonte me karton të kuq.

Pas përfundimit të ndeshjes, braziliani reagoi përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar falje për veprimin e tij.

“Më falni, skuadra ime dhe tifozët”, ishte mesazhi i Viníciusit, i cili tashmë duhet të presë vendimin e komisionit disiplinor për ta mësuar kohëzgjatjen e pezullimit.

Sipas rregullores së Federatës Spanjolle të Futbollit, tërheqja e flokëve të kundërshtarit konsiderohet sjellje e dhunshme. Neni 130 parashikon pezullim prej një deri në tri ndeshjesh për sjellje të dhunshme pa shkaktuar lëndim te kundërshtari.

Kjo situatë e vë në rrezik pjesëmarrjen e yllit brazilian në ndeshjen më të shumëpritur të muajit, El Clásicon kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 25 tetor në “Camp Nou”.

Real Madridi në ndeshjet e ardhshme të kampionatit do të përballet me Sevillan, Barcelonën dhe Racing Santanderin. Nëse Vinícius dënohet me dy ose tri ndeshje pezullim, ai do të mungojë në duelin ndaj rivalit të përbetuar.

Për Real Madridin, mungesa e tij në një ndeshje të përmasave të tilla do të ishte një goditje e rëndësishme, ndërsa gjithçka tashmë varet nga vendimi përfundimtar i komisionit disiplinor.

JU REKOMANDOJMË

Derbi “blindon” kryeqytetin shqiptar, policia bllokon disa akse rrugore dhe përcakton itineraret për tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Derbi “blindon” kryeqytetin shqiptar, policia bllokon disa akse rrugore dhe përcakton itineraret për tifozët e Partizanit dhe Tiranës
11/10/2026 - 14:29

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjes derbi ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”,...

Më shumëDetails

Bayerni në garë për talentin e Man Utd, Barcelona dhe Real Madridi favoritë

Bayerni në garë për talentin e Man Utd, Barcelona dhe Real Madridi favoritë
11/10/2026 - 14:23

Bayern Munichu ka zhvilluar bisedime të reja me talentin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, por ende nuk i ka paraqitur një ofertë konkrete. Sipas “Sky Sports Germany”,...

Më shumëDetails

Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon

Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon
10/10/2026 - 15:18

Gara për presidencën e FIFA-s mund të marrë një kthesë të papritur, pasi një grua po shqyrtohet si kandidate e mundshme përballë Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme...

Më shumëDetails

Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë

Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë
10/10/2026 - 14:19

Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City, pasi raportohet se agjenti i tij ka kontaktuar me disa klube të mëdha evropiane. Sipas raportimeve, Barcelona dhe Bayern Munich...

Më shumëDetails

Laporta: Shpresoj që Yamal ta fitojë Topin e Artë

Laporta: Shpresoj që Yamal ta fitojë Topin e Artë
10/10/2026 - 13:20

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e dha mendimin e tij se kë e sheh si fitues të Topit të Artë. Laporta, i dha mbështetjen e madhe yllit të...

Më shumëDetails

Bayern Munich përgatit lëvizjen e madhe për transferimin e yllit të Barcelonës

Bayern Munich përgatit lëvizjen e madhe për transferimin e yllit të Barcelonës
10/10/2026 - 12:21

Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si një nga objektivat kryesorë për krahun e djathtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë