Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Babai që dyshohet se vrau të birin në arrati”, Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjilan

12/10/2026 - 11:40
në Kryesore, Lajme
A A
“Babai që dyshohet se vrau të birin në arrati”, Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjilan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta djalin e tij 29-vjeçar.

Sipas njoftimit të prokurorisë, rasti ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 19:20, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.

I dyshuari R.A., pas kryerjes së veprës penale, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjendet në arrati.

“I dyshuari dhe viktima, nuk kanë të kaluar kriminale dhe nuk kanë pasur ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë :

Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i kodit penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datën 11.10.2026, rreth orës 19:20 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar prokurori i shtetit, se në fshatin Pogragjë, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i dyshuari R.A (53 vjeç) nga fshati Pogragjë, Komuna e Gjilanit, për motive akoma të pa njohura, me armë ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin B.A (29 vjeç).

Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë të gjitha ekipet relevante policore si dhe prokurori i shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit. Gjithashtu, është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit R.A, ku gjatë kontrollit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 (tri) pushkë gjuetie me leje – afat të skaduar.

I dyshuari, pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi ngjarjes dhe i njëjti gjendet në arrati.

Prokurori i shtetit, ka lëshuar urdhëresën për autopsi të trupit të pajetë të viktimës.

I dyshuari dhe viktima, nuk kanë të kaluar kriminale dhe nuk kanë pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike.

JU REKOMANDOJMË

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro
12/10/2026 - 13:34

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 10 mijë e 300 eurosh gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme...

Më shumëDetails

Projektligjet që pritet të trajtohen në seancën e së enjtes

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
12/10/2026 - 13:29

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 15 tetor. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën. Shefja e Grupit Parlamentar...

Më shumëDetails

Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
12/10/2026 - 13:13

Gjykata Speciale e kishte bërë publik në shkurt të vitit 2023 një dokument që fillimisht ishte konfidencial, me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin ndaj ish...

Më shumëDetails

Skandal pas emisionit – Liridon Leci dyshohet për sulm fizik ndaj Edonisa Aliut

Skandal pas emisionit – Liridon Leci dyshohet për sulm fizik ndaj Edonisa Aliut
12/10/2026 - 12:59

Trajneri dhe analisti i ngjarjeve sportive Liridon Leci është denoncuar për sulm fizik ndaj ish-futbollistes Edonisa Aliu, të dielën në mbrëmje. Incidenti ka ndodhur të dielën pas përfundimit...

Më shumëDetails

“Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

“Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan
12/10/2026 - 12:42

Ediela ishte e kobshme për familjen Arifi në Pogragjë të Gjilanit. Remzi Arifi, 53-vjeçar po dyshohet se vrau të birin 29-vjeçar, për motive akoma të paqarta. Plumbat në...

Më shumëDetails

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj

Çitaku, Marta Kos-it: Kosova kërkon drejtësi, jo t’i ikë asaj
12/10/2026 - 12:21

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe nuk synon t’i ikë asaj, pas deklaratës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mësohen detaje të reja për krimin që tronditi Gjilanin të dielën: Ja si ndodhi ngjarja

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë