Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kjo është kërkesa e Komisionit për Punë të Jashtme

13/10/2026 - 14:15
në Kryesore, Lajme
A A
Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Angazhim më i madh i diplomacisë parlamentare për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara u kërkua në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme.

Deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca e konsideruan të nevojshme që në planin e punës së komisionit të përfshihet angazhimi diplomatik për katërshen e UÇK-së, që u dënuan në shkallë të parë nga Gjykata Speciale.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se çështja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë ndër prioritetet e komisionit. Ai kërkoi që, përmes grupeve të miqësisë dhe diplomacisë parlamentare, të angazhohen mekanizmat shtetërorë për mbështetjen e tyre në aspektin diplomatik, ligjor dhe lobues.

“Çështja kyçe duhet të jetë ligji i votuar sa i përket Gjykatës Speciale, ku do të ketë një debat dhe përplasje dhe situata ku ne duhet të argumentojmë. Mendoj se çdo ligj që votohet në Parlamentin e Kosovës duhet të trajtohet njëjtë. Edhe ata që janë votuar më herët dhe këta që janë miratuar së fundmi. Sa i përket angazhimit dhe mbrojtjes së këtij ligji, diplomacisë parlamentare që mund të funksionojë përmes grupeve të miqësisë, duhet të kemi një vëmendje të veçantë sa i përket të akuzuarve dhe dënuarve në shkallë të parë në Hagë. Mekanizmi shtetëror është i angazhuar dhe ka pretendime të fuqishme se do të jenë karshi dhe konform ligjeve dhe mundësive që i ka ky shtet në mbrojtje diplomatike, ligjore dhe lobuese të atyre që ne konsiderojmë që janë padrejtësisht të dënuar. Kjo duhet të jetë edhe në kuadër të planit të punës”,

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi që Komisioni të përcaktojë edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, duke theksuar se kjo është një nga përgjegjësitë e komisioneve parlamentare.

“Është mirë me përcaktua edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. E kemi obligim si komisione parlamentare mbikëqyrjen e një ligji për një sesion. Brenda një viti kalendarik është obligim me u mbikëqyrë zbatimi i dy ligjeve. Po besoj kemi kohë që deri në dhjetor, pasi është fillimi i tetorit, dhe të shohim me u përcaktua edhe mbikëqyrjen e një ligji”, theksoi ajo.

Në diskutim u përmend edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe roli i Kuvendit në zhvillimet që lidhen me dialogun me Serbinë dhe Dhomat e Specializuara në Hagë.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerësoi rolin e komisionit parlamentar në koordinimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai tha se edhe në fazën aktuale të zhvillimeve nevojitet një mekanizëm mbikëqyrës dhe komunikim i strukturuar ndërmjet Kuvendit dhe institucioneve përgjegjëse për dialogun.

“U përmend si angazhim i suksesshëm anëtarësimi në Këshillin e Evropës, deri në këtë fazë që ka mbërritur ka pasur rol të madh komisioni parlamentar në koordinim me Ministrinë e Jashtme, po ashtu është edhe çështja e dialogut. Në këtë fazë të zhvillimeve që lidhet edhe me Dhomat e Specializuara dhe veprimet e Kuvendit duhet me pas një rol mbikëqyrës dhe mekanizëm që duhet të ndërtohet në komunikim për me subordinu këtë dialog me Kuvendin”, tha ai.

E kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se plani i punës mund të rishqyrtohet në vazhdim, me qëllim të përcaktimit të prioriteteve të përbashkëta dhe koordinimit të angazhimeve të deputetëve në organizatat ndërkombëtare.

“Është mirë me pas një strategji të përbashkët për çështje që ne i shtyjmë përpara dhe për të cilat kërkojnë mbështetje prej deputetëve kudo që ata kanë përfaqësim në organizata ndërkombëtare. Komisioni për Punë të Jashtme është përtej çështjeve dhe bindjeve individuale, pasi është çështje e shtyrjes përpara të interesit tonë kombëtar. Të gjithëve na konvenon që të punojmë me një plan pune që shtyn përpara interesin tonë të përbashkët”, tha Kryeziu-Hyseni.

Krahas kësaj, komisioni miratoi edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore. Kjo ishte mbledhja e parë e komisionit pas konstituimit më 13 shtator.

JU REKOMANDOJMË

BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales, s’komenton për “paradoksin” e dy Kushtetueseve që mund ta interpretojnë atë

BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales, s’komenton për “paradoksin” e dy Kushtetueseve që mund ta interpretojnë atë
13/10/2026 - 16:07

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Christian Wigand, ka përsëritur sot qëndrimin e Unionit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo...

Më shumëDetails

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?
13/10/2026 - 16:02

Aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë e bëri sërish pjesë të debatit çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës dy...

Më shumëDetails

“Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

“Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim
13/10/2026 - 15:47

Një 52-vjeçar, i cili për 25 vjet i përkiste rrethit të ngushtë të krimit të organizuar në Goteborg të Suedisë, është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj...

Më shumëDetails

Kërçeli kritikon Komunën e Prishtinës për abuzohet me taksat e qytetarëve: 56 mijë euro për ndërtimin e një kioske

Kërçeli kritikon Komunën e Prishtinës për abuzohet me taksat e qytetarëve: 56 mijë euro për ndërtimin e një kioske
13/10/2026 - 15:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me shpenzimet për kioskat e reja në kryeqytet, duke ngritur...

Më shumëDetails

Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së

Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së
13/10/2026 - 15:20

Veteranët, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi janë liruar të hënën, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur sipas detyrës zyrtare...

Më shumëDetails

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve
13/10/2026 - 15:04

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë