Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot

14/10/2026 - 11:56
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 13:00.

Seanca pritet të mbahet tek gjyqtari i procedurës paraprake, Albert Haliti.

Prokuroria një ditë më parë njoftoi se Geci u ndalua për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshimet fillestare janë se i dyshuari Geci ka kanosur gazetarin Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. Mehmetaj u intervistua si i dëmtuar.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se Mehmetaj i ftuar në emisionin “Debat Plus” tha se pas publikimit të një postimi lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nga familja Geci i kanë kërkuar ta fshijë postimin ose ta ndryshojë përmbajtjen. Ai tha se pas refuzimit, ka lajmëruar rastin në Polici për kanosje.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu zbulon edhe një anëtar të grupit punues për Specialen

Albulena Haxhiu zbulon edhe një anëtar të grupit punues për Specialen
14/10/2026 - 12:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues në mbështetje shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Më shumëDetails

Reuters zbardh synimet e Putinit para se të pranojë negociatat e paqes me Ukrainën

Reuters zbardh synimet e Putinit para se të pranojë negociatat e paqes me Ukrainën
14/10/2026 - 12:57

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të rikthehet në tryezën e negociatave vetëm pasi të marrë 11 për qind të territorit të Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina. Këtë...

Më shumëDetails

Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit

Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit
14/10/2026 - 12:52

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë. Studentët janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para...

Më shumëDetails

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale
14/10/2026 - 11:17

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve personale. Të mërkurën, në një mbledhje të kabinetit qeveritar, ekzekutivi miratoi dy propozimvendime ku...

Më shumëDetails

Merret vendim, ndryshohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Merret vendim, ndryshohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
14/10/2026 - 11:04

Komisioni për Integrim Evropian, i drejtuar nga kryetarja Jehona Lushaku- Sadriu, mbajti sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan dy projektligje: Projektligji nr. 11/L-013...

Më shumëDetails

Gërvalla s’merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku u mor “vendimi i rëndësishëm” për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Gërvalla s’merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku u mor “vendimi i rëndësishëm” për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
14/10/2026 - 10:55

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë