Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot

14/10/2026 - 11:56
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 13:00.

Seanca pritet të mbahet tek gjyqtari i procedurës paraprake, Albert Haliti.

Prokuroria një ditë më parë njoftoi se Geci u ndalua për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshimet fillestare janë se i dyshuari Geci ka kanosur gazetarin Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. Mehmetaj u intervistua si i dëmtuar.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se Mehmetaj i ftuar në emisionin “Debat Plus” tha se pas publikimit të një postimi lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nga familja Geci i kanë kërkuar ta fshijë postimin ose ta ndryshojë përmbajtjen. Ai tha se pas refuzimit, ka lajmëruar rastin në Polici për kanosje.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale
14/10/2026 - 11:17

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve personale. Të mërkurën, në një mbledhje të kabinetit qeveritar, ekzekutivi miratoi dy propozimvendime ku...

Më shumëDetails

Merret vendim, ndryshohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Merret vendim, ndryshohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
14/10/2026 - 11:04

Komisioni për Integrim Evropian, i drejtuar nga kryetarja Jehona Lushaku- Sadriu, mbajti sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan dy projektligje: Projektligji nr. 11/L-013...

Më shumëDetails

Gërvalla s’merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku u mor “vendimi i rëndësishëm” për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Gërvalla s’merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku u mor “vendimi i rëndësishëm” për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
14/10/2026 - 10:55

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në...

Më shumëDetails

SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën
14/10/2026 - 10:41

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj...

Më shumëDetails

“Më në fund u zgjodh kjo nyje”, Kurti edhe një herë uron qytetarët për konstituimin e institucioneve

“Më në fund u zgjodh kjo nyje”, Kurti edhe një herë uron qytetarët për konstituimin e institucioneve
14/10/2026 - 10:25

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjes së Presidentes së vendit, ka uruar qytetarët për konstituimin e plotë të institucioneve të vendit. Kurti në...

Më shumëDetails

Qeveria miraton grupin punues për Apelin në Hagë, Konjufca në krye

Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma: Qeveria po thotë jo, une s’jam ekspert, KEDS-i ta sqarojë
14/10/2026 - 10:20

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues për strategjinë shtetërore lidhur me procedurën e Apelit në rastin e ish-katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pranë Dhomave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë