Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore rreth 70-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugë.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetimet. Është gjetur pa shenja jete, personi është i moshës 70 vjeçare. Besohet se vdekja është natyrore. Mbetet të shihet se çka do të del më pas nga ky rast”, tha Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se policia po merret me rastin.

















