Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër

16/10/2026 - 08:20
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Lipjanit ia kishte dhënë kompanisë “Mercom Company” një pronë komunale në Zonën Komerciale në Babush të Muhaxherëve për shfrytëzim afatgjatë prej 99 vjetësh, me zotimin që në këtë pronë të realizohej një investim prej afro 2 milionë eurosh dhe të hapeshin rreth 116 vende pune.

Por, nga verifikimi i bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), kishte rezultuar se kompania, ndonëse ishte pajisur me leje ndërtimore, nuk kishte filluar realizimin e investimit dhe nuk kishte ndërmarrë punime për ndërtimin e objektit sipas projektit të prezantuar.

Për të njëjtën kontratë, Komuna e Lipjanit ka deklaruar se projekti i kompanisë është “në proces të realizimit konform kontratës bazë”. Kontrata ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe “Mercom Company” ishte lidhur më 22 nëntor 2024. Dokumenti i kontratës tregon se palë në të janë Komuna e Lipjanit, e përfaqësuar nga kryetari Imri Ahmeti, dhe “Mercom Company”, ndërsa në kontratë si pronar i kompanisë figuron Arif Elshani, raporton portali Front Online.

Investimi i paraparë 1.95 milionë euro

Sipas nenit 4 të kontratës, kompania kishte marrë përsipër që në pronën komunale të realizonte një investim të përgjithshëm në vlerë prej 1,957,522.25 euro, për ndërtimin e objektit afarist të paraparë në projekt.

Kontrata obligonte përfituesin që, brenda 30 ditëve nga nënshkrimi, të paraqiste kërkesën për regjistrimin e së drejtës së shfrytëzimit të pronës. Po ashtu, brenda gjashtë muajve nga lidhja e kontratës, kompania duhej të pajisej me leje ndërtimore dhe të përfundonte procedurat tjera të kërkuara nga organet komunale. Objekti ishte paraparë të shërbente si linjë për prodhimin e mobilieve, depo përcjellëse dhe zyra të administratës.

Sipas kontratës, objekti duhej të ndërtohej dhe të vihej në funksion më së largu brenda tre vjetëve nga marrja e lejes së ndërtimit, së bashku me infrastrukturën e nevojshme. Kontrata parashihte gjithashtu mundësinë e zgjatjes së afateve vetëm në rrethana të arsyeshme dhe me miratim paraprak të autoritetit kontraktues. Për shtyrjen eventuale të afatit, investitori duhej t’i drejtohej Komunës me shkrim dhe kërkesa duhej të miratohej paraprakisht.

Auditori: Leja u mor, por në terren investimi nuk kishte nisur

Në raportin e saj, Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se kompania ishte pajisur me leje ndërtimore më 12 qershor 2025. Megjithatë, sipas gjetjes së auditorit, nga verifikimi fizik ishte konstatuar se përfituesi nuk kishte filluar realizimin e investimit të planifikuar dhe nuk kishte ndërmarrë punime për ndërtimin e objektit sipas projektit të prezantuar.

Auditori kishte evidentuar gjithashtu mungesë të dëshmive për realizimin e obligimit tjetër të rëndësishëm të kontratës, punësimin e rreth 116 punëtorëve, me përparësi për banorët e Komunës së Lipjanit.

Sipas raportit, nuk ishin siguruar as dëshmi për raportimin te Komisioni për monitorimin e kontratave afatgjata. Pra, në kohën e kontrollit të auditorit, prona ishte dhënë për 99 vjet, leja ndërtimore ishte siguruar, por në terren nuk ishte evidentuar fillimi i investimit të planifikuar, raporton portali Front Online.

Auditori kritikon edhe Komunën për monitorim joefektiv

Gjetja e auditorit nuk është kufizuar vetëm te obligimet e kompanisë. Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se Komuna nuk kishte ndërmarrë në të gjitha rastet veprimet e nevojshme dhe të dokumentuara për të kërkuar përmbushjen e obligimeve kontraktuale, aktivizimin e mekanizmave të sigurisë apo inicimin e procedurave ndaj përfituesve që nuk i kishin respektuar kushtet e kontratave.

Si shkak, auditori ka identifikuar monitorimin joefektiv të zbatimit të kontratave dhe mungesën e ndjekjes sistematike të obligimeve të përfituesve. Në raport përmenden veçanërisht monitorimi i afateve të investimeve, garancioneve bankare, lejeve ndërtimore, planeve të punësimit, pagesave dhe raportimit periodik.

Sipas auditorit, mosrealizimi i planeve investive krijon rrezikun që pronat komunale të mbeten të pashfrytëzuara, ndërsa të mos realizohen investimet dhe vendet e punës për të cilat prona është dhënë. Për këtë arsye, auditori i ka rekomanduar kryetarit të Komunës që të forcojë mekanizmat e monitorimit dhe që komisionet përgjegjëse të bëjnë verifikime periodike në terren.

Komuna: “Projekti është në proces të realizimit”

Front Online i është drejtuar Komunës së Lipjanit për dokumentacionin dhe gjendjen e kontratës. Në përgjigjen e siguruar nga Sektori për Çështje Pronësore-Juridike, Komuna ka konfirmuar kontratën me “Mercom Company”, me numër protokolli 01-462/01-58476, të datës 22.11.2024. Për gjendjen e projektit, Komuna është përgjigjur shkurt: “Kontrata Mercom Company, numër të protokollit 01-462/01-58476 datë 22.11.2024 është në proces të realizimit të projektit konform kontratës bazë.” Ndërsa për planin investiv, Komuna ka thënë se ai është i përcaktuar në kontratë dhe në dosjen e shkresave të përfituesit të pronës komunale. Kështu, derisa Auditori kishte konstatuar nga verifikimi fizik se investimi nuk kishte filluar dhe se mungonin dëshmitë për punësimin e 116 punëtorëve, Komuna e Lipjanit në përgjigjen e saj të mëvonshme thotë se projekti është në proces të realizimit sipas kontratës. Nga përgjigjja e Komunës e dërguar Front Online nuk bëhet e ditur se çfarë përqindje e investimit është realizuar deri tani, sa mjete janë investuar konkretisht, sa punëtorë janë punësuar dhe cilat punime janë kryer në parcelën e dhënë për 99 vjet.

Amerllahu godet Imri Ahmetin: Pronat për 99 vjet, investimet mungojnë – “Proceset ishin të montuara”

Valenton Amerllahu, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Lipjanit, ka akuzuar udhëheqjen komunale se dhënia e pronave publike për shfrytëzim afatgjatë është përcjellë me përzgjedhje të dyshimta të përfituesve dhe me mungesë të mbikëqyrjes së zbatimit të kontratave. Sipas Amerllahut, rastet kur kompanitë kanë marrë prona komunale për 99 vjet, por më pas nuk kanë realizuar investimet, ndërtimet apo punësimet e premtuara, nuk mund të shihen vetëm si dështim administrativ.

Ai pretendon se procesi i përzgjedhjes së përfituesve ka qenë i manipuluar dhe se afërsia e disa prej tyre me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, u ka krijuar mundësi që obligimet kontraktuale të mos përmbushen pa pasoja. Amerllahu thotë se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi kryetarin dhe ekzekutivin komunal. Sipas tij, mungesa e raporteve gjashtëmujore të monitorimit nuk nënkupton vetëm neglizhencë, por mund të jetë edhe një formë e mbylljes së syve ndaj shkeljeve. Ai vlerëson se kryetari nuk mund të mos ketë qenë në dijeni për gjendjen e kontratave dhe nivelin e përmbushjes së obligimeve nga kompanitë përfituese. Sa i përket rasteve kur nuk janë siguruar leje ndërtimore, nuk janë realizuar investimet milionëshe dhe nuk janë hapur vendet e punës të premtuara, Amerllahu kërkon që pronat t’i kthehen Komunës.

Ai paralajmëron gjithashtu se përgjegjësit për keqpërdorime eventuale të pozitës zyrtare apo pronës publike duhet të përballen me organet e drejtësisë. Sipas tij, edhe mungesa e raporteve të plota në Kuvendin Komunal për zbatimin e kontratave, shkeljet, borxhet dhe masat e ndërmarra është e lidhur me mënyrën se si janë zhvilluar këto procese. Amerllahu pretendon se sa më pak informacion të jetë bërë publik, aq më e vogël ka qenë mundësia për kërkim të llogaridhënies.

Ai ka ngritur dyshime edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur disa përfitues të pronave komunale. Si shembull ka përmendur një kompani që merret me shitjen e parketit dhe laminatit, së cilës i është dhënë pronë komunale në shfrytëzim. Sipas informatave që ai thotë se posedon, kompania funksionon si depo dhe pikë shitjeje, ndërsa Amerllahu ka paralajmëruar se do të kërkojë sqarime se mbi çfarë baze është bërë përzgjedhja dhe nëse ekzistojnë lidhje ndërmjet pronarit të kompanisë dhe kryetarit Imri Ahmeti.

Redaksia i ka dërguar pyetje kompanisë për mos përmbushje të kontratës, por deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk kemi marrë përgjigje nga ta.

 

JU REKOMANDOJMË

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)
16/10/2026 - 08:32

Një rrahje është raportuar në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e “Sach Pizza” në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë
16/10/2026 - 08:14

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj lajmeve të përhapura në rrjetet sociale, sipas të cilave në radhët e efektivëve të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit të 15 tetorit...

Më shumëDetails

BE-ja: Kallas e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë Kosovë–Serbi

BE-ja: Kallas e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë Kosovë–Serbi
16/10/2026 - 07:50

Bashkimi Evropian ka përsëritur gatishmërinë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, por nuk ka bërë të ditur ndonjë datë për...

Më shumëDetails

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut nervoz në “Facebook”, përmend fajde, haraç, privatizim, armiq

Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën
15/10/2026 - 23:02

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka publikuar një shkrim me tone sfiduese, duke renditur veprime që thotë se nuk i ka kryer. Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i Albulena...

Më shumëDetails

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet
15/10/2026 - 22:53

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai në Pressing në T7, tha; “Nuk i kam prishë me...

Më shumëDetails

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni
15/10/2026 - 22:35

Deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, ka shkruar se zgjedhja e Presidentit të vendit dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale janë dy gjëra që janë bërë siç ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përplasja me aleatët për Specialen, çfarë thonë Daniel Serwer e Lulzim Peci

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë